E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta Xhaçka: PS duhet të ndëshkojë Islamin dhe Harasanin

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka kërkuar ndëshkimin e dy deputetëve të kësaj partie, Andis Harasani dhe Kastriot Islami, të cilët prej kohësh kanë dalë kundër qëndrimeve të kësaj partie.

Dënime të kësaj natyre ka pasur plot në Evropë. Mjafton të përmend Dora Bakojanis apo Finin. Partia ka një statut. Grupi ka një rregullore dhe në këto përcaktohet qartë kur janë rastet kur dikush duhet “të dënohet”, apo të përjashtohet, të marrë apo të mos marrë pjesë në forumet e partisë. Është diskutim që e kam dëgjuar shpesh. Është debat, që do të zhvillohet në forumet e PS-së, do të mbahet një qëndrim, që uroj të jetë i drejtë ndaj atyre njerëzve, që nuk kanë përmbushur detyrat, që kishin marrë përsipër nëpërmjet funksioneve që ende kanë, u shpreh Xhaçka.

Ndëshkimi dhe përjashtimi i Harasanit dhe Islamit nga PS-ja është kërkuar edhe nga një sërë deputetësh të tjerë të PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›