Zogaj: Beteja për zgjedhje të lira do të vazhdojë. Gjinushi dhe Dule, jashtë shtetit
Preç Zogaj, përfaqësues i opozitës, është shprehur pas takimit të mbajtur mes aleatëve dhe kreut të PS-së, Edi Rama, se beteja për zgjedhje të lira do të vijojë.
Ai ka thënë se në takimin që ka zgjatur më shumë se dy orë, është diskutuar për reformën zgjedhore. Sipas Zogajt, është rënë dakord që të ngrihet një grup pune i aleatëve, që do të bashkëpunojë me deputetët e PS-së në Kuvend. Ai ka thënë se opozita është një trup unik.
Në lidhje me mungesat e disa aleatëve në takim, Zogaj ka thënë se nuk ka asnjë përçarje. Sipas tij, Skënder Gjinushi, kreu i PSD-së dhe Vanghel Dule i PBDNJ-së, kanë munguar për shkakun se kanë qenë jashtë shtetit.