E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta Xhaçka, e shqetësuar për shtimin e kileve, SMS-të për grevistët dhe zhgënjimi te Rrapi i Mashkullorës

Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (6)

Në “të shtatat” e grevës së urisë së mbetur në tentativë, shqetësim më vete kanë pasur edhe gratë, pjesëmarrëse, veçanërisht deputetet. Këtë herë, shqetësimi i tyre, një javë pas dietës me bukë e sallam, lidhej me “rrumbullakosjen” që kanë filluar të vënë re në linjat e trupit të tyre. Konsumimi i vetëm bukë me sallam dhe mungesa e aktivitetit fizik, kishte zgjuar dje te Olta Xhaçka, Shegushe Ligori..., etj., etj., një ndjenjë zemërimi me veten e tyre, pse kishin filluar të shtonin paksa në peshë.
Duke u endur nëpër çadrën e grevës së urisë, deputetet gra tentonin të ngushëllonin njëra-tjetrën, duke ju bërë qejfin njëra-tjetrës së nuk ishin shëndoshur shumë dhe se menjëherë pas daljes nga çadra, do e vinin veten nën kontroll dhe nën një regjim të rreptë, ëpr të humbur kilet e fituara në grevën e urisë.
Ndërkohë, në diskutime e sipër për këtë problem që gratë deputetet kishin filluar ta vërenin te të tjerat, por edhe te vetja, mësohet se Olta Xhaçka guxoi t’i kërkonte Fatmir Xhafajt, si “komandant” i grevës së urisë, që të krijon një çadër, një ambient, që ato të mund të ushtronin fitnes.
I shokuar nga kërkesa e Olta Xhaçkës, Fatmir Xhafaj ka ulëritur, aq sa ka trembur gjithë grevistët, që nuk e kishin mendjen në atë moment...
* * *
Sherr i madh ka plasur dje në çadrën e grevistëve të urisë. Pas suksesit të paparë që “korri” deputeti Asllan Dogjani, për SMS-në që kishte mbërritur dy ditë më parë në celularin e tij, deputetët e tjerë janë bërë xhelozë. Xhelozinë e tyre, mësohet se e kanë shprehur me mënyra e sjellje të ndryshme, ku nuk kanë munguar edhe shprehjet e frazat prej të zemëruari.
situata ka qenë seriozisht e rënduar, aq sa, është njoftuar Edi Rama, të cilit edhe ju ka kërkuar mendim se si mund të zgjidhej kjo punë.
Në një mbledhje me komisionin e grevës së urisë, janë diskutuar shumë opsione, se si mund të kapërcehej kjo situatë dhe se si deputetët e tjerë, të mos ndjeheshin aq të pavlerësuar, krahasuar me Asllan Dogjanin.
Në debat e sipër, dikujt prej pjesëmarrësve në mbledhje, i ra ndër mend për Erion Braçen.
“Shoku Edvin, tha ai, unë mendoj që të ngarkohet shoku Erion (Braçe), që të gjejë zgjidhjen e këtij problemi. Kot humbasim kohë, kur po afron vakti i drekës dhe na duhet të nxitojmë, t’ju çojmë drekën grevistëve të urisë”.
Kaq u desh që të tjerët menjëherë të aprovonin.
Një komunikim i Edi Ramës me Erion Braçen dhe situata u duk sikur gjeti zgjidhje.
Falë manisë së tij, për të qenë sa më “activ” në “Facebook”, Erion Braçe, menjëherë, “postoi” në “wall”-in e “profilit” të tij numrat e deputetëve grevistë të urisë, bashkë edhe me një mesazh “promorcional.
“Miq! Këta janëe deputetet grevistë: Ahmetaj 0692084711, Gaçi 0682035355, Subashi 0692089430, Leka 0682270621, Dogjani 0692079290, Bare 0682031297, Klosi 0692033930, Koci 0692058388, Felaj 0692044552, Deda 0692044350, Shkreli 0692042454, Tushe 0682063730, Bizhga 0692052257, Kadeli 0692023489, Beqja 0682027372, Spahiu 0682066839, Xhaçka 0682098600, Lutaj 0682035237! Telefonojini apo dërgojini një sms mbështetje...”, ishte mesazhi i shpërndarë nga Erion Braçe nëpërmjet “Facebook”-ut.
Suksesi ishte i garantuar pas kësaj. Një lum SMS-sh vërshoi nëpër celularët e grevistëve të urisë, aq sa deri në orën 18.00 të mbrëmjes së kaluar, ata kishin harruar të hanin drekën. Vetëm fillimi i protestës së përditshme, i shkëputi deputetët grevistë, nga leximi i SMS-ve, për t’ju rikthyer pas përfundimit të grumbullimit të turmave mbështetëse.
* * *
Ditë e keqe ka qenë dje, jo vetëm për grevistët e urisë brenda çadrës. Sherret dhe konfliktet, janë shtrirë edhe jashtë ambienteve të saj, deri edhe në Gjirokastër.
Shkaku ka qenë, se ky qark, bashkë me atë të Dibrës, janë të vetmit që nuk përfaqësohen në rang deputetësh në grevën e urisë. Anëtarë e mitanë socialiste të rretheve Gjirokastër, Përmet e Tepelenë janë grumbulluar dje, në hijen e rrapit të Mashkullorës dhe kanë pleqëruar këtë muhabet.
Propozimet kanë qenë të ndryshme.
Ka pasur nga ata që kanë kërkuar që deputetët e tyre, Arta dade, Et’hem Ruka dhe Vangjel Tavo, ose ta zgjidhin me konsensus, ose ta hedhin me short, se kush duhet të hyjë në grevën e urisë. Ka pasur edhe propozim, që këtë ta bëjnë me rotacion.
Disa banorë ët Salarisë, kanë qenë edhe më “origjinal” në propozimin e tyre, kur kanë këmbëngulur se këtë punë e ndan Gramoz Ruçi.
“Të hyjë ai në grevë urie dhe mos ia pafshim bojën, as Arta Dades, as Et’hem Rukës, as Vangjel Tavos”, kanë marrë vendimin pa pyetur të tjerët, anëtarët socialistë e militantët e Salarisë.
Pas kësaj, menjëherë kanë nxituar, t’ia jepnin lajmin Gramoz Ruçit, me besimin e madh se ai do e mirëpriste një propozim të tillë.
Por zhgënjimi ka qenë i madh.
Nga ana tjetër e celularit, Gramoz Ruçi me një qeshje tallëse ju përgjigj...
“Shkoni ore mbushuni... Ju pjerdhsha idenë...”...!
Ndërsa salariotët, që ti dëgjonin edhe të tjerët, po komunikonin me Gramoz Ruçin nëpërmjet “viva voce”-s, ata u ndjenë më shumë se të “pjerdhur”, kur nën hijen e rrapit të Mashkullorës, kumboi zëri fyes i Gramoz Ruçit.
Me bisht në shalë, ata u larguan nga tubimi i Mashkullorës, duke sharë labçe Gramoz Ruçin...
Ndërkohë, mbledhja nën hijen e rrapit të Mashkullorës, vazhdonte.
Pas “precedentit” me Gramoz Ruçin, anëtarët dhe militantët e tjerë të PS-së, nga frika e një përgjigje të ngjashme me deputetët e tjerë Arta Dade, Et’hem Ruka, apo Vangjel Dule, vendosën t’i dalin vetë për zot kësaj pune. Për këtë, ata vendosën ti propozojnë komisionit të grevës, që të hyjnë në grevën e urisë, sa më shumë, anëtarë e simpatizantë socialistë nga Qarku i Gjirokastrës.
Po, kur puna shkoi që të hartohej një listë me emrat e vullnetarëve për të hyrë në grevë urie, askush nuk e mori këtë iniciativë.
Ndërsa u krijua një situatë, ku askush nuk e shikonte tjetrin në sy, njëri më “trimi”, pyeti me zë paksa të lartë, “po përveç bukës me sallam, ndonjë lek u japin atyre që hyjnë në grevën e urisë”.
Të gjithë rrotulluan sytë në drejtim të njëri-tjetrit dhe duke shtrembëruara buzët e mbledhur supet, filluan të shpërndaheshin, duke sharë, herë labçe, herë greqisht dhe herë dogançe, deputetët e tyre, Arta Daden, Et’hem Rukën e Vangjel Tavon.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›