E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Rikthehemi në tryezën e Topit nëse ai na thërret

Negociatat

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi deklaroi dje se opozita është e gatshme të rikthehet në tryezën e kreut të shtetit Bamir Topi nëse do të ketë një nismë të re të tij. Ruçi, i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” në Neës 24 tha se beteja politike e PS fillon dhe mbaron te transparenca e zgjedhjeve. Ai garantoi se PS do të jetë në Kuvend të enjten dhe se do të insistojë tek rikthimi në negociata. “Në seancën e së enjtes do të kërkojmë në Konferencë që shumica të ketë vullnetin politik për tu ulur dhe për të gjetur zgjidhje. Kjo është e vështirë nëse shumica qëndron në pozicionin e saj. është e lehtë nëse shumica ulet dhe krijon një komision konform Kushtetutës së vendit dhe ligjit organik”, theksoi Ruçi. Duke folur për negociatat në tryezën e Presidentit ai u shpreh se “ato patën një fillim një vazhdim me dy seanca, pa ndonjë rezultat, shkëmbim mendimesh dhe pikëpamjesh. Nuk pati asnjë propozim konkret në tryezën e Presidentit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›