E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhaku: Christian dhe une jemi bere per njeri-tjetrin Ilda Lumani



Ajo eshte nje nga personazhet qe i eshte perkushtuar me shume se kushdo tjeter projekteve sociale ne vend. Nuk dekurajohet asnjehere dhe gjithmone gjen menyra kreative per te qene prane te verberve, paraplegjikeve, jetimeve etj. Madje, edhe jeten e saj personale e ve ne sherbim te tyre. Kete here, permes muzikes, Zhaku (Inida Gjata) ka shpalosur projektin e saj te ri, ku perkrah ka edhe njeriun e zemres, te dashurin e saj Christian, producentin dhe kengetarin e njohur gjerman, me emrin e artit DAKAR. Ka prezantuar kete te enjte ne ambientet e qendres se re kulturore dhe argetuese, "Tirana Express", permes nje koncerti albumin "SHAKULL". Kenge te rrymave dhe tematikave te ndryshme, te realizuara prej saj dhe Christian. Ne kete interviste per faqet e suplementit "Summer Time", Zhaku tregon me gjere per permbajtjen e albumit, mesazheve te kengeve, turneut qe do te mbaje dhe finalizimit te ketij projekti ne koncertin prane Piramides.

Zhaku i je rikthyer muzikes me nje permbledhje mjaft serioze, sic eshte realizimi i nje albumi. Cila ishte shtysa dhe motivimi ne kete rast?

Albumi "SHAKULL" i realizuar me producentin dhe kengetarin e njohur gjerman Dakar, lindi nga dashuria jone per njeri-tjetrin, muziken dhe universin. Na frymezoi absurditeti, padrejtesia, budallalleku, uniformizimi i shoqerise etj. Kenget tona jane bere per te percjelle nje mesazh dhe jo vetem per te defryer, por edhe per te provokuar mendime origjinale tek gjithsecili.

Te enjten bete promovimin e kengeve ne nje koncert tejet te vecante, si do ta pershkruanit?

Koncerti ishte nje shfaqje perpara njerezve me interesante qe ka qyteti yne. Qellimi eshte qe ne te paraqesim kete projekt "live" ne qytete te ndryshme te Shqiperise dhe Kosoves, si dhe ne Europe. Ky nuk eshte thjeshte nje album muzikor, ky eshte nje projekt edhe skenik, pasi une dhe Dakar jemi 2 interpretues te vecante.

Persos ritmeve, tekstet kane qene ato qe paten mjaft impakt tek audienca e pare ne koncert. Per ju, cila eshte merita me e madhe ne kete album?

Merita me e madhe ne kete album eshte harmonia qe ekziston mes meje dhe Dakar ne krijimin e kengeve dhe paraqitjes sone skenike. Cuditerisht, edhe pse te lindur e rritur ne vende, rrethana, kushte krejt te ndryshme, ne jemi kaq te ngjashem e te perputhshem. Pikerisht, kjo harmoni qe ekziston mes nesh, e ben albumin tone edhe me te vecante.

Mes kengeve me beri pershtypje nje qe i dedikohej "Pavaresise, se varur". Eshte kjo nje ironi qe i beni ju ketij 100-vjetori, apo si?

Eshte me shume sesa nje ironi, nje provokim per popullin. Natyrisht eshte edhe mesazh ndaj politikaneve qe na kane sjelle ne kete derexhe. Por mbi te gjitha, populli eshte ai qe duhet ta kuptoje kete kenge dhe te mendoje pak rreth ketij 100-vjetori qe po pergojohet e po reklamohet si i pavarur, por, ne fakt, eshte kryekeput i varur ne qafat e te gjitheve ne, popullit.

Gjithashtu eksperimentuat dhe ne muziken Blues. Cila eshte ajo rryme qe nuk do te guxonit ta provonit kurre?

Ne fakt, kenga "blues" u krijua krejt rastesisht. Ndonjehere ne krijojme duke pasur une nje orkestrim nga Dakar, mbi te cilen shkruaj kenget apo kam kengen dhe Dakar e orkestron. Nuk nisemi me qellimin qe te eksperimentojme. Ne krijojme. Keshtu kemi realizuar nje larmi rrymash e kengesh te ndryshme. Rep, Electro-pop, Pop, RnB drum´n base, blues etj. Albumi yne eshte plot me kenge te ndryshme.

Albumi do te udhetoje edhe neper Shqiperi e Kosove per t'u promovuar. Mund te na tregoni konkretisht per kete turne?

Si fillim, ne do te zhvillojme turneun neper Shqiperi e Kosove deri me 30 gusht kur tek Piramida do te bejme koncertin tone te madh, me shume te ftuar, artistet me te dashur dhe interesante Shqiptare. Do te zhvillojme koncertin tone, si dhe nje panair neper te gjithe ambientin e parkut perreth Piramides. Gjithashtu, perpara nisjes se koncertit do te zhvillojme nje ankand veshjesh te personave publike ne Shqiperi, fondet e te cilit do te shkojne per krijimin e nje studioje video dhe fotoreportazhesh ku personat qe nuk degjojne dhe nuk flasin do te mund te ndjekin kurse dhe te zhvillohen profesionalisht ne sektorin mediatik. Kurset e tyre do te permbajne si detyre realizimin e reportazheve kushtuar anetareve te komuniteteve te tjera te paperkrahura dhe te paperfillura shqiptare. Te verbrit, paraplegjiket, jetimet etj.

Ne publik ishin edhe prinderit tuaj. Cili eshte vleresimi, mendimi i tyre per kete album?

Prinderit e mi me ne fund jane te lumtur, krenare dhe te qete ne raport me mua. Ata jane thesari im, bashke me Christian. Familja e vetme qe kam. Atyre gjithmone u ka pelqyer krijimtaria dhe shfaqjet e mia, por kete here jane bere fansa te forte.

Lidhja me Christian, ju riktheu me shume ne muzike, apo cdo gje ndodhi spontane?

Me Christian muziken e nisem si shkembim idesh. Shkembe e shkembe kuptuam se edhe ajo pjese tek ne funksiononte po aq harmonishem sa pjeset e tjera, derisa sot jemi komplet te dashuruar me kenget tona.

Si do ta komentoni kete moment te lidhjes suaj dhe si do ta pershkruanit Christianin?

Christian eshte forca dhe dashuria qe me mban ne gjendje optimale. Ne na duket sikur jemi bere per njeri-tjetrin. Edhe ne skene bashke ishim fantastike. Jemi shume entuziaste ne kete moment, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Shpresoj mos te na marrin me sysh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›