Olta lë garën, hyn një banore e re në shtëpi
Publiku ka vendosur që këtë javë të dalë nga shtëpia Olta, ndërkohë që një banore e re ka filluar aventurën e “Big Brother”. Ajo është Eridona. Pas diskutimeve të shumta të bëra jo vetëm brenda, por edhe jashtë shtëpisë, Bertina ka pasur mundësi të sqarohet me Erionin. Ata janë takuar brenda shtëpisë, ndonëse takimi mes të dyve nuk ka pasur emocionet që priteshin. Klodi ka takuar nipërit e tij, ndërsa Mandin e ka vizituar në shtëpi shoku i ngushtë, futbollisti i njohur Redi Jupi
Klipi i thashethemeveçdo javë kandidimet shoqërohen edhe me ndryshime në sjelljen e banorëve që rrezikojnë të largohen. Manal, Jetmiri, Olta dhe Hakiu kanë qenë katër të kandiduarit e kësaj jave. Përmes dy klipeve, i pari i transmetuar vetëm për banorët dhe i dyti vetëm për të kandiduarit, janë shkaktuar mjaft diskutime. Në klipin e transmetuar për të kandiduarit, ka pasur mjaft thashetheme për ta. Jetmiri komenton se ai nuk ka ardhur në shtëpi që t’u pëlqejë banorëve të tjerë dhe fakti që ai vazhdon të jetë vazhdimisht në nominim, për të do të thotë se të tjerët ia kanë frikën. Ndërsa Hakiu ka thënë se nisur nga fakti që janë në një “reality show” pritet të bëhen edhe thashetheme. “Mua më vjen keq se vazhdimisht banorët më keqkuptojnë, ose duan të më shohin të keqkuptuar”, ka thënë Kika, ndërsa Olta ka debatuar me Manal për faktin se kjo e fundit ka thënë që Olta është i vetmi person me të cilin nuk ka komunikim brenda shtëpisë. Jetmiri është vënë në mbrojtje të Manal, duke thënë që prej hyrjes së saj brenda shtëpisë, asnjë nga banorët nuk është munduar të njohë kulturën që ajo përfaqëson, por e kanë injoruar.
Familjarët komentojnë banorëtTashmë, kur të gjithë banorët janë bërë familjarë për publikun, vetë familjarët e tyre i shohin në rrethana të reja e ndoshta zbulojnë pjesë të karakterit, më parë të panjohura për ta. Ata i ndjekin vazhdimisht dhe mbrëmë nga studio kanë komentuar veprime të tyre. Blerta, kushërira e Jetmirit, ka thënë se ai u mungon, por e shohin si një konkurrent të fortë në lojë, ndërsa e ëma e Manal, Gjyler, ka thënë se Manal ka qenë vetvetja, ndonëse ka pasur vështirësi të përshtatet me banorët për shkak të mënyrës tjetër të jetesës që ka bërë në Jordani.
Hakiu dhe Mandi, në debatGjatë javës, Hakiu dhe Mandi kanë debatuar fort mes tyre për shkak të një keqkuptimi gjatë lojës. Të dy banorët e kanë lënë situatën të shkojë deri në ofendime mes njëri-tjetrit, ndërkohë që mbrëmë u është dhënë mundësia të sqarohen mes tyre dhe t’i bëjnë të qarta gjërat për publikun. “Kjo situatë ka qenë një keqkuptim nga ana ime dhe nuk ka qenë reagimi i duhur. E gjithë kjo ka ardhur si shkak i akumulimit të sjelljeve të Mandit gjatë javës. Unë jam i prirur që çdo gjë që kanë, të ma thonë në sy dhe këtë kam kërkuar edhe prej Mandit”, ka thënë Hakiu. Shfajësimit të tij i është kundërvënë Mandi, i cili ka theksuar se ai ia ka thënë të gjitha mendimet në sy Hakiut, ndërsa ky as që ka denjuar t’i kërkojë falje për keqkuptimin. Komentet mes njëri-tjetrit kanë vazhduar edhe më pas.
Piano brenda në shtëpiEdhe pse kanë disa javë që jetojnë në shtëpinë e re, banorët ende nuk dinë me saktësi çdo gjë që ndodhet brenda saj. Që para fillimit të spektaklit të mbrëmshëm, në dhomën e ndenjes të shtëpisë ndodhet një objekt i mbuluar. Ka ardhur koha që banorët ta zbulojnë dhe gjejnë aty një piano. Domenika është banorja më e lidhur me këtë instrument, duke qenë se e ka studiuar, por veç kësaj, pianoja do të shërbejë për një qëllim të caktuar. Pianoja është për Seldin, i cili do të japë një provim me këtë instrument. Ndërkohë, gjatë javës, banorët do të mund ta përdorin për t’u argëtuar.
Bertina sqarohet me ErioninLidhja mes Erionit dhe Bertinës është diskutuar mjaft dhe pas daljes së Bertinës nga shtëpia. Gjatë spektaklit të javës së shkuar, Bertina u keqkuptua me një klip të Erionit. Vëllai i Madh i dha mundësinë që mbrëmë të mund t’i sqaronin gjërat. Erioni në dhomën e kuqe dhe Bertina në dhomën e bardhë kanë parë njëkohësisht një klip me diskutimet që ata të dy kanë pasur brenda shtëpisë, me xhelozitë e zënkat. Pas klipit, Erioni është shprehur se ai i ka të njohura ato situata dhe i se i vjen keq që nuk arrin të kuptohet me njerëzit. Arbana e ka lajmëruar se në dhomën e bardhë ndodhej Bertina dhe ishte ai që duhej të vendoste nëse donte të shkonte ta takonte apo jo. Erini ka thënë se kishte shumë gjëra për të sqaruar me të, ndaj edhe ka shkuar ta takojë. Por ndryshe nga sa mund të pritej, takimi i tyre nuk ka pasur emocione të dukshme. Në dhomën ku qëndronte Bertina ishin ngjitur shprehje që përdornin me njëri-tjetrin, të cilat Erionit i kanë tërhequr vëmendjen. Ai i ka thënë Bertinës që të mos vazhdojë më me akuza edhe nga jashtë shtëpisë, duke ironizuar me shprehjen e saj të javës së kaluar se ai dhe Olta ishin puthur në buzë. Pas një bisede të shkurtër dhe pak përqafimeve, Erioni ka lënë të kuptojë se gjërat do t’i shihte më me kujdes kur të dilte jashtë. Takimi i tyre është komentuar edhe në studio. Opinionisti Arian Konomi ka thënë se ai beson se problemi në lidhjen mes të dyve qëndron në faktin që as njëri dhe as tjetri nuk toleron për faktin se kush do të jetë dominues. “Duke qenë se Erioni kishte disa kohë pa e parë Bertinën dhe fakti që atij më shumë i tërhoqën vëmendjen thëniet, se sa look-u i ndryshuar i Bertinës, më zhgënjeu”, ka komentuar Konomi.
Prova e javësBanorët janë zbavitur mjaft me provën e javës. Vëllai i Madh i kishte vënë të peshkonin në pishinën e shtëpisë. Ata kanë kapur peshq, madje edhe i kanë gatuar. Por prova e javës nuk ka mbaruar këtu. Të gjithë banorët, të veshur me rroba banjo, përveç Klodit që ka mbyllur kapakun, kanë pasur dy minuta kohë të futen në një kuti sardelesh, përgatitur për këtë lojë. Ata kanë mundur të rregullohen shumë shpejt dhe prova është quajtur e kaluar.
Surprizë për KlodinKlodi nuk është i lidhur vetëm me të ëmën. Një marrëdhënie të ngushtë ai ka me tri nipërit e tij, për të cilët shkroi një letër javën e shkuar. Pikërisht Vëllai i Madh kishte vendosur t’i bënte një surprizë. Në dhomën e rrëfimit transmetohet klipi ku ai ka folur për nipërit e tij. Arbana e njofton se nëpër shtëpi gjenden katër copa puzzle, të cilat ai duhet t’i bëjë bashkë. Pasi ka gjetur tre të parat, e njoftojnë se pjesa e katërt ndodhet në oborr, aty ku takon edhe nipërit. Përmes puzzle-it formohet fotografia e tyre.
Largohet OltaOlta ka qenë banorja e radhës që ka lënë konkurrimin. Ajo ishte gjatë javës në kandidim me Jetmirin, Hakiun dhe Manal. Publiku ka vendosur që të ishte Olta ajo që do të linte shtëpinë.
Banore e re në shtëpiNdërsa Olta ka përfunduar garën, një banore e re ka hyrë në shtëpi. Ajo është një vajzë dhe quhet Eridona. Sigurisht që mbetet për t’u parë nëse konkurrentja e re do të shkaktojë prishje të ekuilibrave brenda shtëpisë.
Mandi takon shokun e ngushtëNjë tjetër surprizë gjatë spektaklit të së shtunës është rezervuar për Mandin. Ndërsa kamerat fokusojnë një fushë futbolli, nga studio lajmërohet se ajo është surprizë për Mandin. Brenda në shtëpi hyn një futbollist i njohur, Redi Jupi, i cili është edhe shok i ngushtë i Mandit. Ai ka hyrë në shtëpi me një mision, për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Ai mori djemtë drejt fushës, ndërsa përballë tyre do të qëndrojnë vajzat e shtëpisë, të ndihmuara nga konkurrentët e “Big Brother 1” dhe “2”.
#