Omonia: Greqishtja, zyrtare si gjuha shqipe në Maqedoni
Shoqata “Omonia” kërkon nga parlamenti shqiptar që të shpallë gjuhën greke, si gjuhën e dytë zyrtare në vend.
ADI SHKEMBI
Vendimi është marrë në mbledhjen që Këshilli i Përgjithshëm i kësaj shoqate ka zhvilluar më 9 gusht në Sarandë. Sipas një njoftimi për shtyp thuhet se, nën shembullin e parlamentit të Shkupit, i cili sanksionoi gjuhën shqipe si gjuhën e dytë zyrtare në Maqedoni, duhet të veprojë edhe parlamenti shqiptar. “Duke iu referuar vendimit të fundit të Parlamentit të Shkupit, për të njohur si gjuhë zyrtare ato të komuniteteve etnike, Këshilli i Përgjithshëm i “Omonia”-s, fton qeverinë shqiptare që të përmbushë detyrimin e saj, që rrjedh nga konventat ndërkombëtare që ka nënshkruar si palë, por edhe për përdorimin e gjuhës të minoritetit etnik grek e Shqipëri në dokumentet zyrtare, ashtu siç theksohet në konventën në Kuadër të Këshillit të Evropës për minoritetet greke”, thuhet në njoftimin për shtyp të Shoqatës, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm. Gjithashtu në mbledhjen e 9 gushtit, e cila është bërë publike vetëm ditët e fundit, është diskutuar edhe për çështjen e pronave, e cila është kthyer në një problem shqetësues veçanërisht në Himarë kohët e fundit. Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari i shoqatës Vasil Bollano, njëherësh edhe kryetar i Bashkisë së Himarës dhe një nga njerëzit më të përfolur lidhur me këtë çështje, thuhet se nuk ka për tu bërë asnjë lëshim. “Me ndjenjë përgjegjësie u diskutuan problemet që lidhen me çështjen e pronave, duke i kushtuar rëndësi të veçantë procesit të kalimit të pronave shtetërore nën juridiksionin e komunave. Në diskutim, është theksuar në mënyrë të veçantë se “Omonia”, nuk ka për të bërë asnjë lëshim për sa i përket pronave dhe do të bëjë përpjekje maksimale pranë organeve shtetërore, nëpër gjykatat e të gjitha shkallëve, kudo që të gjykohet e nevojshme”, thuhet më tej në komunikatën për shtyp. Ndërkohë, një tjetër synim i mbledhjes së 9 gushtit në Sarandë i shoqatës “Omonia” ishte pikërisht uniteti i helenizimit të Vorio-Epirit. “Rikonfirmimi i shoqatës së kryetarëve të Komunave të MEG u theksua se, duhet të mbarojë brenda shtatorit, ndërsa duhet zgjeruar me anëtarë të tjerë, që vijnë nga shkalla e tretë e pushtetit lokal. Duke diskutuar për procesin e zgjerimit të “Omonia”-s dhe për përhapjen e saj, vlerësimi i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm ishte se, zgjerimi nuk është shprehje momentale, por një shenjë më shumë për të sjellë në skenë ide dhe propozime për rritjen e rolit të organizatës dhe për përmbushjen e misionit të saj për unitetin e helenizimit vorioepiriot në një përpjekje të përbashkët mbi objektiva të përbashkëta dhe diakronike”, theksohet më tej në njoftimin për shtyp të shoqatës “Omonia”.
Vendimet e “Omonia”-s në mbledhjen e 9 gushtit
Gati 10 ditë nga mbledhja e 9 gushtit në Sarandë, shoqata “Omonia” ka bërë të ditura vendimet e marra nga Këshilli i Përgjithshëm i saj. Nëpërmjet një faksi të ardhur në gazetë bëhet e ditur se tre çështjet kryesore të diskutuara në mbledhjen e këtij muaji kanë qenë pikërisht kërkesa drejtuar qeverisë shqiptare për të zyrtarizuar gjuhën greke si gjuhë të dytë në vend, çështja e pronave si dhe ajo e helenizimit të Vorio-Epirit. Ndërkohë, i kontaktuar dje me telefon kryetari i shoqatës “Omonia”, njëherësh edhe kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano nuk ka pranuar të japë asnjë detaj më shumë lidhur me këtë çështje. “Të gjitha janë të sqaruara në atë komunikatë, për më tepër mund të kontaktoni me zyrën e shtypit të shoqatës në Sarandë”, iu përgjigj Bollano interesimit të gazetës për këtë mbledhje. Megjithëse në krye të komunikatës për shtyp është e vendosur data 13 gusht, ajo është bërë publike vetëm dy ditë më parë.
“S’njohim ligjet shqiptare për pronat”
Përkrahësit e Vasil Bollanos nuk do njohin ligjet shqiptare për pronat dhe nuk do t’i zbatojnë ato. Kështu janë shprehur njëzëri pjesëmarrësit në takimin e thirrur nga kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, në bashkëpunim me shoqatat politike të minoritetit grek. Edhe pse nuk pati konfrontime dhe përplasje përkrahësish nga dy takimet, falë dhe masave të marra nga policia, tensioni shoqëroi gjatë gjithë ditës, kur u mbajtën protestat, qytezën e vogël jugore. Segmente të caktuara brenda takimit kërkuan me ngulm që diskutimi në këtë takim të zhvillohej vetëm në greqisht. Një anëtar i “Omonia”-s, student në Athinë, nisi të flasë në greqisht dhe kjo u prit me entuziazëm, por ndërhyrja që diskutimi të bëhej në shqip solli reaksione më të mëdha, që kulmuan me thirrjet në greqisht “Hiqni duart nga Himara”. Është dashur ndërhyrja e përsëritur e kryetarit të Bashkisë së Himarës, që salla të qetësohej dhe diskutimet të vazhdonin nën një klimë disi më të qetë. I pranishëm në këtë takim ishte dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe drejtues të lartë të OMONIA-s. Në fjalën e tij Bollano theksoi se: “Qëllimi ynë është që të diskutojmë e të merremi vesh të gjithë, pasi ky s’është një takim vetëm i Himarës, apo vetëm i shoqatës ‘Bregdeti’ apo ‘Omonia’-s, ky është një takim i gjithë zonave të bregdetit dhe për këtë duhet të merremi vesh të gjithë. Në Himarë janë shkatërruar pemtaritë, ullinjtë, agrumet etj., e për këtë jemi bashkëpërgjegjës të gjithë. Ne duhet të gjejmë strategjinë që do të na kthejnë pronat e do të zgjidhë këtë çështje që na mundon prej 15 vjetësh. Janë disa lloj akuzash që kalojnë për çështjen e pronave në Himarë, siç është rasti i Porto Palermos, që ne do i vemi deri në fund”.