Onkologjiku, të sëmurët me kancer mbeten pa trajtim
Që prej katër ditësh, të sëmurët me kancer nuk kanë mundur të kryejnë seancat e rrezatimit në spitalin “Nënë Tereza”. Aparati i kobaltit ka dalë jashtë funksionit.
zirina llambro
E gjithë kjo situatë u kushton jo pak pacientëve. Për ta, shtyrja qoftë edhe e një seance do të thotë më pak jetë. “Që të premten në drekë kisha për t’i bërë rrezet, por i ishin prishur shinat shtratit të kombalidit. Erdha prapë të nesërmen dhe na thanë, dukuni nga e hëna se këto ditë është pushim”, tregon një pacient nga Kosova i cili trajtohet për një tumor të lëkurës. Mesatarisht seancat e rrezatimit i kryejnë 100 pacientë në ditë. Aparati i kobaltit është i vetmi në spitalet publike në vend. Rreth 50 të sëmurë vijnë nga Maqedonia e Kosova për të kryer këto seanca. Burime nga spitali onkologjik pohuan për gazetën se fundjava ka shtyrë rregullimin e kobaltit. “Pritet të rregullohet këto dy ditë, brenda të mërkurës do të jetë sërish në punë”, sqaruan burimet. Ndërkaq e kishim të pamundur të mësonim arsyen pse kobalti i ri nuk është vënë ende në punë dhe spitalit onkologjik i duhet të punojë me një të vetëm. Në vendin tonë kjo lloj aparature është shpresa e vetme për të sëmurët me tumore. Me gjithë premtimet e drejtuesve të spitalit onkologjik për të siguruar aparatura sipas standardeve të Bashkimit Evropian, sërish përdoret teknologjia e 30 viteve më parë. Madje, edhe kobalti i ri i ardhur nga Kanadaja është dhuratë. Ai nuk përdoret më prej kohësh nga spitalet e huaja.
Problemet
Drejtuesit e onkologjikut kërkojnë shpesh pavarësinë nga QSU, pak herë e kanë ngritur zërin për të kërkuar aparatura të reja. Ky është paradoksi më i madh në këtë spital. Të sëmurët janë dënuar të vuajnë nga një sëmundje e rëndë. Por në vend që të jenë prioritarë në të gjitha llojet e trajtimeve, përballen me aparatura mbeturina dhe mungesë ilaçesh. Që prej disa muajsh probleme madhore ka edhe me kimioterapinë (trajtimi me ilaçe që luftojnë tumorin). Mungon pjesa më e madhe e medikamenteve. Të sëmurët duhet t’i blejnë me paratë e tyre. Kura më e lirë kushton 20 mijë lekë. “Kam bërë 5 seanca kimioterapi dhe kam blerë më paratë e mia cisplatinën. Një flakon e kam blerë 10 mijë lekë në farmaci”, thotë një nga pacientet ditore. Çdo vit janë rreth 4000 pacientët që marrin trajtim në spitalin onkologjik. Sëmundja që kanë i detyron në rastin më të mirë të rikthehen disa herë në këtë spital. Sipas mjekëve, pjesa më e madhe paraqiten në stad të avancuar. “Po të bësh një krahasim me vendet e BE, tumoret kapen në stad fillestar në më shumë se 75% të rasteve. Kjo falë diagnostikimit. Tek ne raporti përmbyset. Më shumë se 75 për qind e pacientëve vijnë në stad të avancuar e shanset për të jetuar i kanë të pakta”, sqarojnë mjekët specialistë. Katër janë tumoret më të shpeshtë tek shqiptarët. Kanceri i gjirit tek gratë, ai i lëkurës, i qafës së mitrës dhe i mushkërive, ku pjesa më e madhe janë meshkuj. Këto tumore çdo vit marrin shumë jetë njerëzish.
Tumoret, zbulohen 10 raste në ditë
Dhjetë raste të reja me kancer zbulohen çdo ditë në spitalin Onkologjik. Alarmin e ngrenë vetë mjekët e këtij shërbimi, sipas së cilëve, numri i të prekurve nga tumoret po shtohet gjithnjë e më shumë. “Kanceri i gjirit renditet i pari në listën e të diagnostikuarve i ndjekur nga ai i lëkurës”, nënvizojnë mjekët. Ata theksojnë se, janë shtuar edhe rastet e tumoreve gjinekologjike tek gratë. Por më shqetësues, mbetet fakti se vetëm 20% e pacientëve të diagnostikuar janë në fazat e para të tumorit, çka do të thotë se pjesës më të madhe të tyre u mbetet pak për të jetuar. “Është një problem shumë i madh krahasuar me vendet e tjera, ku tumoret e ndryshme kapen që në fillesën e tyre. Tek ne nuk kryen analiza parandaluese dhe të sëmurët, ose e mësojnë rastësisht kur kanë ndonjë problem tjetër shëndetësor dhe kryejnë analizat, ose vijnë në spital atëherë kur është vonë”, pohojnë mjekët