E Diel, 1 Nëntor 2026

“Omonia”: JO MSA-së pa njohur Vorio-Epirin

 

Organizata e minoritetit grek, OMONIA i kërkoi zyrtarisht para disa ditësh Parlamentit grek që të mos e ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Përmes një memorandumi, drejtuar më 25 nëntor Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme greke, kjo shoqatë apelon domosdoshmërinë e plotësimit të shtatë kushteve nga Tirana zyrtare, para se Athina t'i japë "OK"-in hyrjes së saj në familjen evropiane. Në thelb, kërkesa bazë e OMONIA-s, kryetar i së cilës është kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, është dhënia e autonomisë për Vorio-Epirin. Memorandumi drejtuar Athinës zyrtare nga ana e OMONIA-s pretendon pikësëpari që Shqipëria të njohë si zonë minoritare pothuajse gjithë Jugun e vendit, të banuar sipas saj, qysh para 3 mijë vjetësh nga grekët etnikë. "Të njihen zyrtarisht si zona të minoritetit ato zona të cilat pala shqiptare nuk i njeh të tilla si për shembull, Saranda, Gjirokastra, Himara, Delvina, Korça si edhe 99 fshatra përreth tyre".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›