E Shtunë, 31 Tetor 2026

One Stop Shop ndertuesit pro Te zhbllokohen lejet

Ndërtuesit shprehen optimistë për hapjen e zyrës One Stop Shop për lejet e ndërtimit. Për Albanian Screen nënkryetari i shoqatës thotë se kjo nismë duhet të shoqërohet dhe me miratimin e ndryshimeve ligjore për mënyrën e re të miratimit të lejeve.

“Duhet të kemi disa momente për të përcaktuar në këtë nismë, e cila në vetvete është shumë pozitive dhe besoj se do i vlejë, sidomos kryeqytetit. Ligji i ri i Urbanistikës, një pjesë e të cilit hyn në fuqi në shtator, do të thotë që kompetencat për dhënien e lejeve të ndërtimit do t’i kenë tashmë bashkitë dhe komunat. Kanë pushuar se ekzistuarit këshillat e regullimit të territorit”, tha Ilir Hebovija.

Ndërtuesit prej vitesh kërkojnë që Tirana dhe qytetet e tjera të kenë planet rregulluese. Mungesa e këtyre strategjitha të qarta të ndërtimi ka bllokuar një prej sektorëve të rëndësihëm në Shqipëri.

“Ligji tashmë e ka të përcaktuar në mënyrë taksative që duhet të jetë i miratuar plani regullues për të filluar dhënien e lejeve të ndërtimit. Nuk do të jepen më leje me parcela të vogla, por do të jepen leje, të paktën sipas ligjit, me plane të rregulluara, me hapësira të mëdha, që do të thotë nuk do të ndërtohet më një pallat i vetëm, por një zonë urbane, e studiuar mirë që ka hapësirën e nevojshme për të krijuar një aktivitet normal të qytetarëve që do të banojnë aty”, theksoi ai.

Prej gati katër vitesh asnjë leje ndërtimi nuk është dhënë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës. Ky bllokimi solli zhvendosjen e ndërtimeve të reja në komunar opërrreth kryeqytetit.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›