"Onufri", një konkurs vetëm për shqiptarët
Edhe këtë vit, ndryshe nga sa u përfol, ekspozita e përvitshme "Onufri" do të vijë me një titull përfaqësues. Profesori italian i fenomenologjisë, Riçardo Caldura, njëkohësisht kurator dhe përzgjedhës i punëve të cilat do të marrin pjesë në aktivitet, ka vendosur titullin. Ai është frymëzuar prej vargut të poetit të madh gjerman Gëte: "A e dini vendin ku lulëzojnë limonët"? Fjalën e fundit e ka ndryshuar me ‘paradokset‘. Në fakt, Gëte i
referohet Italisë si vendit të limonëve, ndërsa Caldura e huazon shprehjen duke iu referuar Shqipërisë si vendin e paradokseve.
Ky edicion i "Onufri"-t vjen si një paraqitje e skenës më emergjente të artit shqiptar dhe kuratori është fokusuar në një numër të vogël artistësh, por të prezantuar në mënyrë të zgjeruar në ekspozitë. Artistët pjesëmarrës do të jenë: Idlir Koka, Eltjon Valle, Elsa Martini, Dritan Hyska, Alban Hajdinaj, Heldi Pema, Orion Shima, Pleurat Xhafa, Driant Zeneli, Gentian Shkurti, Yllka Gjollesha, Shpëtim Kërçova dhe Fani Zguro. Artisti i huaj që do të jetë i ftuar është Bert Theis nga Luksemburgu, i cili do
të sjellë në Tiranë një projekt që e ka prezantuar në mjaft muze prestigjiozë të Evropës. Ashtu si çdo vit tjetër, Galeria Kombëtare do të japë çmimin "Onufri", ceremonia e të cilit do të mbahet në Tiranë më 14 janar 2009, në Galerinë Kombëtare
të Arteve. Juria e çmimit "Onufri" do të jetë e përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë të arteve pamore. Ekspozita çelet më 22 dhjetor.