Onufri, për herë të parë kurohet nga një i huaj
Ekspozita Ndërkombëtare e Artit bashkëkohor “Onufri”, në edicionin e 15-të të saj, thuhet se po vjen me një tjetër formë. Jo më si ekspozitë tematike, por sipas një studimi analitik i artit shqiptar. Për herë të parë në historinë e saj ajo do të kurohet nga një i huaj. Italiani Riçardo Caldura është ftuar nga organizatorët për të bërë përzgjedhejn e artistëve, jo më mbi bazën e një pune të vetme por duke gjykuar ecurinë e tyre artistike. Kështu që detyra e tij nuk është thjesht përzgjedhja e punëve.
Caldura vetë u shpeh se historisë së artit shqiptar i mungojnë shumë segmente të rëndësishme.Ka gjurmë të vogla të artit të rilindjes dhe atij barok, pastaj vjen një periudhë prej gati 5 shekujsh ku piktura shqiptare është nën ndikimin e ikonografisë. Ndërsa zhvillimet e viteve 1900 nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Piktura shqiptare nuk ka njohur rryma të rëndësishme si futurizmi, dadaizmi, kubizmi etj. Në një farë mënyre ky do të jetë një udhëtim në të shkuarën për të kuptuar se mbi ç’baza krijojnë artisët e sotëm dhe se çfarë të ardhme do të ketë arti shqiptar. Ekspozita “Onufri” celet më 18 dhjetor dhe do të qëndrojë e hapur deri më 29 janar 2009. Çmimet do të akordohen nga një juri ndërkombëtare emrat e së cilës nuk bëhen ende të ditur.