Kriza “rebelon” bizneset, evitojnë të paguajnë taksat dhe borxhet në Tatime
Subjektet shpërfillin edhe paralajmërimet e Bashkisë për gjoba. Afati i fundit për këstin e parë të taksave është data 20 prill
Ervin KOÇI
Kriza ekonomike mesa duket ka prekur edhe biznesin e vogël që ushtron aktivitetin në kryeqytet. Nga të dhënat e marra pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave të kryeqytetit mësohet se janë me dhjetëra subjektet e biznesit të vogël që nuk kanë bërë derdhjen e taksave për muaj me radhë. Shkak, sipas inspektorëve të taksave pranë kësaj drejtorie, janë mungesa e klientëve dhe rënia drastike e xhiros. “Subjektet pretendojnë se po falimentojnë dhe justifikohen se nuk kanë më punë. Ata refuzojnë të paguajnë taksat dhe ndërkohë i heqin shiritat e vendosur nga Bashkia për bllokim aktiviteti me pretendimin se duhet të likujdojnë mallin”, - thotë për gazetën “Albania” një inspektor taksash i Rrugës së Elbasanit. Kjo gjë duket më së shumti nga numri i vogël i bizneseve që kanë paguar detyrimet e tyre pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave, edhe pse ata kanë ende një muaj kohë për pagimin e tyre, pasi afati i fundit për këstin e parë është data 20 prill. Për të informuar subjektet taksapagues, Bashkia ka nisur shpërndarjen e detyrimeve për çdo biznes, duke i shpërndarë dorazi, nëpërmjet inspektorëve të zonës ose me postë, vlerën që çdo subjekt duhet të paguajë.
Pagesa e taksave
Pagesa e detyrimeve tatimore ka filluar dhe afati i fundit i pagesës së tyre (për një pjesë të madhe të tarifave dhe taksave vendore) është 20 prilli i vitit 2009. Pas kalimit të këtij afati, çdo pagesë e detyrimit do të shoqërohet me një gjobë deri në 25 për qind të vlerës së detyrimit të papaguar në afat. Detyrimi për taksën e biznesit të vogël është një detyrim vjetor, i cili është përllogaritur në mbështetje të deklaratës së pronarëve të biznesit të xhiros në vit. Për të gjitha subjektet që nuk kanë deklaruar xhiron vjetore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore deri më 1 mars, sipas afatit ligjor, parashikimi i nivelit të xhiros dhe përllogaritja e detyrimit është kryer sipas gjykimit më të mirë të zyrës së taksave. Detyrimi tatimor mbi biznesin e vogël ndahet në 4 këste të barabarta dhe paguhet brenda këtyre afateve: kësti i parë deri më 20 prill 2009; kësti i dytë deri më 20 korrik 2009; kësti i tretë deri më 20 tetor 2009; kësti i katërt deri më 20 janar 2010.
Shpresa në amnisti
Shumica e subjekteve që nuk paguajnë detyrimet në shtet janë duke shpresuar në një amnisti të mundshme përpara zgjedhjeve elektorale, ashtu siç është bërë zakon edhe për çështje të tjera nga qeveria. Por amnistia fiskale nuk do të mund të pastrojë borxhet që bizneset kanë nëpër administrata. Bizneset janë të vonuar për t’u përfshirë në procesin e faljeve të borxheve nga Tatimet, ku borxhi në total rezulton 40 miliardë lekë. Ndërsa afati ligjor përfundon më 7 prill, pjesa më e madhe e subjekteve që rezultojnë me borxhe të mbartura nuk janë drejtuar ende në zyrat e Tatimeve për të paguar principalin. Punonjës pranë institucioneve lokale bëjnë të ditur se nga bilancet e dorëzuara deri tani nga bizneset, mbi 70 për qind e këtyre subjekteve rezultojnë që kanë borxhe dhe gjoba të mbartura. Aktualisht, tatimet nuk shikojnë se ka një fluks biznesesh që janë të interesuar për të paguar principalin e pagesave, me qëllim që të përfitojnë faljen e gjobave dhe borxheve. Në rast se bizneset nuk do të paguajnë këtë pjesë, ata do të vijojnë të mbartin në vazhdim borxhe.
BOX///////////////////////////
Institucionet, taksat e të cilave preken nga amnistia fiskale
Sipas vendimit të miratuar nga Ministria e Financave, bëhet e ditur se të gjitha bizneset që janë debitorë ndaj administratës doganore, tatimore, sigurimeve shoqërore dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor, do të përfitojnë faljen e gjobave dhe të borxheve që kanë shënuar. Vetëm për administratën doganore, borxhi progresiv llogaritet në 9.5 miliardë lekë, ndërsa për Tatimet borxhi llogaritet të jetë shumë më tepër, rreth 40 miliardë lekë. Në këto rrethana, realizimi i një amnistie fiskale, që figuron si e tillë prej afërsisht 15 vjetësh, konsiderohet si e domosdoshme. Biznesi ka bërë këtë kërkesë prej shumë kohësh, pasi e konsideron si të duhur faljen e borxheve që figurojnë të paarkëtueshme në administratën shtetërore. Në fund të muajit mars pritet të bëhet edhe llogaritja në total e bizneseve që përfitojnë nga kjo amnisti. Një tjetër pikë e amnistisë janë detyrimet e papaguara të drejtuesve të automjeteve në taksën e regjistrimit dhe transportit rrugor. Për të pastruar këtë listë bëhet falja e detyrimeve nëse drejtuesi paguan për vitin 2006, 2007 dhe 2008 dhe mjeti riregjistrohet.
Shitja e energjisë ngushton deficitin mes importeve dhe eksporteve
Eksporti i energjisë elektrike lehtëson deficitin tregtar të dy muajve të parë të vitit 2009. Në kushtet e një krize globale, ku si pasojë e rënies së kërkesës në tregjet ndërkombëtare për mallrat që eksportojmë, shitja e energjisë elektrike rezulton të ketë qenë "shpëtimtarja" e deficitit tregtar të Shqipërisë për muajt janar-shkurt 2009. Sipas zëvendësministrit të Financave, Florion Mima, për 2-mujorin e parë të këtij viti, Shqipëria eksportoi 700 milionë lekë energji elektrike. Vetëm për muajin janar 2009, vendi ynë shënoi një deficit tregtar në vlerën 210 milionë dollarë. Të ardhurat janë siguruar nga shitja e energjisë elektrike drejt Greqisë, ku për periudhën 22 janar-28 shkurt u eksportuan rreth 200 milionë kilovat/orë. Shuma e përfituar nga tregtia me Koorporatën Elektroenergjetike të Greqisë është 7 milionë dollarë. Shitja e energjisë elektrike jashtë është favorizuar edhe nga situata e mirë hidrike në basenet e hidrocentraleve të vendit, ku gjatë kohës së eksportit drejt Greqisë niveli i ujit në Hidrocentralin e Fierzës arriti në 284 metra, si rrallë ndonjëherë. Sipas të dhënave, gjatë dy muajve të parë të vitit 2009, Shqipëria eksportoi 17 miliardë lekë mallra, rreth 0.8 % më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas zëvendësministrit të Financave, Florion Mima, humbja e lehtë e eksporteve kompensohet me mbledhjen e 700 milionë lekëve nga shitja e energjisë elektrike. Disa vite me radhë, eksportet shqiptare shënuan një rritje të vazhdueshme, afërsisht 15 për qind çdo vit, por kriza ekonomike që ka përfshirë shtetet perëndimore, kryesisht në vendet ku shkojnë mallrat shqiptarë, ka bërë që të ulet ndjeshëm tregtia e mineraleve. Bashkë më tekstilet, mineralet përbëjnë shtyllën kurrizore të eksporteve shqiptare, por si pasojë e uljes së kërkesës nga jashtë, ato kanë shënuar shifra të ulëta gjatë fillimvitit 2009. Vetëm për muajin janar, eksporti i tyre u ul me 32 për qind në krahasim me muajin dhjetor 2009. Gjatë muajit të parë të këtij viti, vendi ynë ka pasur 6.7 miliardë lekë mallra eksporte dhe 28 miliardë lekë importe, duke ngushtuar deficitin tregtar në 21 miliardë lekë.
21 Mars 2009