E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu pa cilesi

Arkivi Shteteror i Filmit hap fondin e Luchino Viscontit. Shfaqet sot "I huaji" bazuar ne romanin e nobelistit Albert Camus. Ekranizimi nuk i pa sallat e kinemase per disa dekada


Qellon ngadonjehere ne Tirane qe ka ç'te zgjedhesh nder vendet te cilat i pergjigjen nje dialogu me veten. Sot per shembull, ne nje salle diku te pret nje film i Adrian Pacit, dje aty u shfaq nje dokumentar per Claude Chabrol-in. Nese dialogu yt nuk eshte as per te njeri e as per te tjetri, mos shkoni ne vendin ku shfaqet "I huaji" i Luchino Viscontit.


Sepse ata qe nuk e kane lexuar romanin (L'Étranger, 1942) e Albert Camus, mund edhe te thone "per kaq erdhem deri ne Kinostudio?"


Kinemaja e se merkures ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit, sot, ora 12.00 sjell ekranizimin e nobelistit francez (1957), film qe per shkak te shume pengesave nuk i pa sallat e kinemase per disa dekada, qysh kur u shfaq me 1967. Nuk do te qarkullonte as ne VHS apo DVD.


Ne vitet 2000 fillon te kete projeksione speciale kopja e restauruar edhe ne kuader te pervjetorit te vdekjes se shkrimtarit (4 janar 1960). Kurse Kinemaja e Arkivit ne Tirane, e sapobere, e shfaq sot, kur vijne nga Parisi specialiste te Kinematekes Franceze per te ndihmuar procesin e dixhitalizimit.


Vete Kamy nuk ka dashur ta shohe te ekranizuar vepren e tij. Kurse projekti i Viscontit u be nen mbikeqyrjen e vejushes Francine Camus.


Kritika ka qene shume e ashper me filmin dhe ka raportuar se ne cilesine e tij kane ndikuar nderhyrjet e vejushes Camus, e cila donte qe ekranizimi t'i mbetej besnik vepres letrare. "Duket se deshtimi i filmit eshte i padiskutueshem", shkruante revista italiane "Cineforum" ne tetor 1967. Komenti i "France soir" duke iu referuar protagonistit, Merso, interpretuar nga Marcello Mastroianni, shkruante: "Si eshte puna?"


Kur thuhet se Visconti i mbeti besnik tekstit, vihet ne dukje se i vetmi ndryshim eshte qe filmi nuk nis me frazen telegrafike akull: "Aujourd'hui, maman est morte."


Ne Algjerin (vendlindja e Kamyse) e viteve para luftes se dyte boterore, Mersoja nje nepunes modest francez merr telegram per vdekjen e nenes. Duke u kthyer nga varrimi takon Marine (Anna Karina), nje ish-kolege, dhe indiferent siç shfaqet ne gjithe marredheniet e asaj jave kur jeta i mbyllet me denimin me vdekje, nis nje raport me Marine.

Nje te diel çifti dhe fqinji i tyre arab, Rajmondi, perfshihen ne nje zenke qe mbyllet tragjikisht. Mersoja shtie me arme mbi nje arab. "Per shkak te diellit", thote ai te Kamyja. Nuk dime se ç'thote te Visconti.


Vrasja "per shkak te diellit" eshte nje nga momentet kulmore qe deshmon indiferenca e ketij "njeriu pa cilesi", qe s'kishte treguar pike ndjeshmerie, siç do ta donin normat e ndjeshmerise se nje shoqerie, ne funeralin e te emes.


Ne procesin gjyqesor ai akuzohet pikerisht per indiferenc. Priftin e perballe ne nje dialog pa kthim me qendrimin e tij ateist.


Merso, si pjesa derrmuese e artit te gjysmes se pare te shekullit te njezet, eshte heroi qe perfshihet ne tablo ngaqe eshte nje i perjashtuar, nje njeri pa pushtete, qe jeton pushtetet. Merso eshte pasiv por i vendosur, i ftohte po dhe nje mendje e pavarur.


"Ne vitin 1942, ishim ne ag te ekzistencializmit: njerezit, artistet ishin te pregatitur qe te tajtonin dilemat per fatin e tyre dhe Kamy ishte nje nga te paret qe na dha nje pergjigje te sakte. Ai na tregoi sa te huaj ndihemi ne nje shoqeri te organizuar. Ne kete liber ka nje intuite madheshtore (...): frika e Mersose rritet ne kete toke qe te ben te ndihesh i tepert, qe e di se duhet te ike dhe t'ia lere token atij qe i takon."


"I huaji" u pasua nga ekranizimet e dy veprave te tjera, "Murtaja" dhe "Njeriu i pare".
Visconti ishte interesuar per kete veper qysh kur u hodh ne qarkullim me 1942.
Ai e kishte nisur karrieren filmike ne Paris ne bashkepunim me Jean Renoir, ishte hedhur tashme ne krahun e bindjeve marksiste.


Regjisori i "Roko dhe vellezerit" (1960), beri nje zhvendosje nga stili neorealist drejt temave historike dhe atyre qe iu referua ne veprat letrare si "Gatopardi" (1963, edhe ky i restauruar se fundi), "Vdekje ne Venecia" 1971.


"I huaji" kishte dale ne prag te vitit 1968. Ne nje interviste ne prill 1967, Visconti thekson se rinia e do Kamyne: "Nuk e zgjodha "I huaji" per sentimentalizem, per pasionin tim letrar ne rini po per shkak te modernitetit te saj. Personazhi i Mersose, ne kete kuptim, eshte i nje lloji te rralle.


Merzia e tij e te jetuarit dhe kenaqesia e te ekzistuarit, rebelimi ndaj sistemit qe e ndrydh, ky perçmim kaq i thelle qe nuk e çon ne revolte para absurdit te gjendjes njerezore, eshte pikerisht gjendja e djemve dhe vajzave qe sot jane 20-vjeçare.


Neveria ndaj nje universi qe i imponohet, refuzimi i ketij universi." Viscontit eshte shprehur se gjithnje i ka ardhur keq qe nuk mundi te beje nje pershtatje moderne te romanit. "Do te thosha se Kamyja e parashikonte ate qe ndodhi (...) dhe une e permbusha me gjuhen e kinemase kete profeci."


I huaji / Lo straniero / The stranger, Itali 1967

Regjia: Luchino Visconti
Skenari: Suso Cecchi D'Amico, Georges Conchon, Luchino Visconti dhe Emmanuel Roblès, sipas romanit L'Étranger i Albert Camus
Producent: Dino de Laurentis
Fotografia: Giuseppe Rotunno
Muzika: Piero Piccioni
Kostumet: Piero Tosi
Skenografia: Mario Garbuglia
Ne role: Marcello Mastroianni, Anna Karina, Bernard Blier, Bruno Cremer, Pierre Bertin, Marc Laurent, etj
Zgjat: 105'
Nominuar per Golden Lion 1967 dhe Golden Globe 1968.

Diçitura: Nje mbremje, Mersoja dhe Maria degjojne thirrje qe vijne nga dhoma e Rajmondit: ai po qellon nje vajze arabe.


TIFF ne Arkiv

"Gomeret e kufirit", Kosove 2010, shfaqet sot, ora 10.00 ne kinemane e AQSHF. Ështe projeksion per median dhe Jurine e Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Tirane ku konkurron kjo veper e Jeton Ahmetajt.


Gjate diteve te TIFF-it u behet homazh dy aktoreve shqiptare, qe paten te njejtin fund tragjik vitin qe lame pas. Aktori Bekim Fehmiu kujtohet me shfaqjen e nje filmi te suksesshem: "Mbledhesi i Puplave" (1967), ne kinemane e AQSHF, neser, ora 16.00
Ndersa "Operacioni zjarri" me regji te Muharrem Fejzos nderon aktorin Llazi Serbo, neser, ora 18.00 po ne AQSHF.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›