E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera Orfeo dhe Euridiçe mbyll stinën koncertore

>Koncertet në skenën e Akademisë së Arteve përcollën për publikun vepra të kompozitorëve të shquar shqiptarë dhe të huaj

Stina Koncertore e Dimrit, e cila ka filluar në datën 20 dhjetor të vitit 2008 vijon edhe këtë muaj me aktivitete të shumta artistike. Por nuk do të jenë vetëm koncertet, të cilat janë pjesë e kësaj stine koncertore, pasi nga drejtuesit e këtij fakulteti është menduar që në skenën e Akademisë së Arteve të ngjitet dhe një opera, e cila mban autorësinë e emrit të njohur botëror Christofer Ëillibald Gluck. Opera Orfeo dhe Euridiçe, e cila do të ngjitet në skenë dy ditë me radhë në datën 1 dhe 2 shkurt do të jetë nën interpretimin e një kaste artistësh të rinj, të cilët do të drejtohen nga regjisori Nikolin Gurakuqi, i cili në këtë opera mban dhe autorësinë e skenografisë. Dirigjent do të jetë Dritan Lumshi, i cili njihet por aktivitetin e tij në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Por kësaj opere do ti bashkëngjitet dhe emri i dirigjentes së korit Suzana Turku. Orfeo do të interpretohet nga Klodiana Laze, Euridiçe nga Ardita Meni si dhe në kor do të jenë Evis Mula, Marjeta Billo, Arjola Bregu, Elona Sefa, Blerat Zani, Dorina Toçi, Eliona Lici, Gerti Zajmi, Klodian Kaçani, etj. Gjatë kësaj stine nga duart e talenteve të rinj janë përcjellë për publikun vepra të larmishme artistike, të cilat mbajnë firmën e autorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë. Për këtë stinë koncertore drejtues të fakultetit si dhe pedagogë dhe studentë janë shprehur se qëllimi i kësaj stine konceptore është një organizim i shumëfishtë. Më kryesori është nxjerrja e studentëve në skenë dhe hapja me botën në drejtim të shkëmbimit të eksperiencave të ndërsjella. Kështu gjatë kësaj stine u materializua dhe u bë publike dija që artistët e rinj nxënës në këtë shkollë, e veç të tjerash u nxit edhe konkurrencën mes tyre dhe në këtë mënyrë u evidentuan më të mirët mes talenteve të rinj. Por kjo stinë nuk u shërbeu vetëm studentëve, pasi këto koncerte e gjallëruan më shumë jetën artistike dhe kulturore në kryeqytet. Pas koncertit Diskutim, i cili u shfaq në datën 20 dhjetor 2008 në Akademinë e Arteve me vepra të studentëve të kompozicionit dhe kompozitorëve të rinj nga Universiteti i Muzikës në Graz dhe Akademia e Arteve, Stina Koncertore e Dimrit vijoji dhe me aktivitete të tjera. U zhvilluan rreth 16 koncerte me studentë e pedagogë, gjithashtu edhe në fund të semestrit të dytë do të jetë një opera tjetër. Ky aktivitetet, i cili vjen nën emrin Stina Koncertore, nga organizatorët e tij është konsideruar si një ngjarje tepër e rëndësishme jo vetëm në drejtim të përmbushjes së misionit të edukimit artistik dhe për Fakultetin e Muzikës por ka një rëndësi të veçantë në drejtim të realizimit të një objektivi, që ka të bëjë me kthimin e Akademisë së Arteve në një qendër të rëndësishme kombëtare të promovimit të vlerave dhe mendimit artistik. Në vijim të kësaj stine në skenën e Akademisë së Arteve u interpretuan pjesë nga emra të njohur botërorë si: Moxart, Bach, Liszt, Franz, Bellini, Puçnini e të tjerë. Ndër koncertet simfonike përmendim emra të njohur artistësh si artistja Merita Rexha- Tërshana, e cila dha një koncert recital në piano me pjesë të zgjedhura nga Schuman dhe Robert, apo flautisti Elvis Rudi etj, për të përfunduar në datën 1 shkurt kur do të ngjitet në skenë opera Orfeo dhe Euridiçe.Ky aktivitet është një sezon koncertor i rregullt tashmë që i shtohet kryeqytetit, i cili më në fund e shndërroi edhe Akademinë e Arteve në një qendër që rrezaton fuqishëm mbi jetën kulturore e artistike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›