Çelet në Tiranë pranvera frankofone

Eloise le Petit, eshte vetem nje prej shembujve te shkembimit kulturor mes Shqiperise dhe Frances. E punesuar ne sherbimin e kultures prane ambasades franceze prej me shume se 3 vjetesh ajo flet mire shqip ....edhe pse protokolli ne kuader te Pranveres frankofone ia kerkon qe ajo te flase frengjisht.
“Eshte me e lehte ne frengjisht, Kultura shqiptare dhe ajo franceze jane shume te ndryshme, kur erdha ketu me shume se 3 vjet me pare ishte krejtesisht e corientuar por fale shqiptareve, fale ngrohtesise, mikeperitjes se tyre u pershtata plotesisht, besoj”, shprehet Eloise le Petit, zyra e kultures prane Ambasades Franceze.
Ajo rrefen per Alsat gjithe surprizat e kesaj pranvere qe vjen nen simbolin e frankofonise. Gjate pranveres frankofone do te kete shume artiste, shkrimtare, kengetare dhe profesore qe do te vijne te bejne konferenca te ndryshme rreth muzikes apo edhe gjuhes sic eshte vizita e nje profesori qe vjen nga Selaniku qe do te flase per lidhjet mes gjuhes greke dhe asaj frenge. Por gjithashtu do te kemi aktivitete me shkrimtare shqiptare frankofone sic Edmond Tupja dhe Skender Sherifi”, vijon Le Petit.
Kete vit organizata boterore e frankofonise kremton 40 vjetorin e krijimit te saj dhe nje pjese e mire e shqiptareve bejne pjese ne komunitetin prej 113 kombesh qe mund te komunikojme ne kete gjuhe ne gjithe boten.
Aktivitetet per pranveren frankofone fillojne neser me ceremonine zyrtare ne Ministrine e jashtme te Shqiperise dhe mbyllen me dt 7 prill. Gjate kesaj kohe takime me shkrimtare dhe kineaste frankofone por edhe koncerte dhe pjese teatrale do te animojne jeten kulturore jo vetme ne Tirane, por edhe ne Korce, Gjirokaster, Permet e qytete te tjera te Shqiperise.
Mira Tuci