“Operacion i gabuar edhe me mjekun Ali Refatllari”
“Sistemi shëndetësor është në ditë të hallit. Kemi vetëm 40 specialistë të mirëfilltë në rang republike.
Zirina Llambro
Do jepja këtu si shembull mjekun Ali Refatllari, që u plagos disa javë më parë. Nervat nuk ju qepën si duhet, shkoi jashtë, iu bë çdo gjë nga fillimi.” Kështu u shpreh dje në mbledhjen urgjente të komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Alfred Priftanj, dekani i fakultetit të Mjekësisë. Sipas tij, kolegët kishin dëshirën e mirë për ta operuar, por ja që nuk u arrit. Aktualisht shefi i kardiokirurgjisë Refatllari ndodhet në Francë, ku sipas burimeve nga spitali i është nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje në dorë dhe kontrolleve të njëpasnjëshme. E gjithë shëndetësia u trondit disa javë më parë kur kirurgu i njohur u plagos 3 herë me thikë, nga i afërmi i një pacienti që kish operuar. Operacioni që iu bë në Shqipëri fill pas ngjarjes së rëndë mund t’i kushtonte mjekut ndër të tjera karrierën e tij. Në rast se nervat e dorës nuk do të rikuperoheshin siç duhet, rezultati për të do të ishte lënia e lamtumirës së bisturisë në sallën e operacionit. Por kolegë të Refatllarit pohuan për gazetën se, pas trajtimit në Francë gjithçka pritet t’i kthehet shumë shpejt normalitetit. Akuza për paaftësi të pjesës dërrmuese të mjekëve vjen në një kohë kur vetëm në spitalin “Nënë Tereza” ushtrojnë profesionin mbi 800 bluza të bardha.
Komisioni i Shëndetësisë
Ndërkaq pas protestës së radhës pranë urgjencës kirurgjikale rreth orës 09.00, profesorët e fakultetit të Mjekësisë njëkohësisht dhe drejtues së pavijoneve në QSU, i kanë kërkuar sqarime ministrit Nard Ndoka. Në komisionin parlamentar ata kanë ngritur jo vetëm gjendjen e mjerueshme të spitaleve, ku mungojnë aparaturat e ilaçet, por edhe mënyrën si emërohen dhe pezullohen mjekët në QSU e më gjerë. “Në spitalet tona ndodhin komplikacione, të cilat nuk analizohen. Madje, edhe në rastet kur shkaktohet vdekja e pacientit. Duhet të gjithë t’i thërrasim ndërgjegjes profesionale për të ndryshuar këtë situatë”, tha drejtori i maternitetit “Geraldinë”, Halim Kosova. Veç tyre reaguan ashpër edhe anëtarët e komisionit. Përfaqësuesja e Partisë Socialiste Rajmonda Stefa deklaroi se, në këtë moment është shumë e rëndësishme të shikohet pjesa e kontrollit të klinikave shëndetësore dhe për këtë përgjegjësi ka përgjegjësi të plotë Ministria e Shëndetësisë. “Pse mor zotëri duhet të vdesin njerëz që t’i të vendosesh standarde për licencimin e klinikave private. Eshtë normale që ato të ngrihen në bodrumet e pallateve”, iu drejtua ajo ministrit Ndoka, duke marrë shkas nga vdekja e 17-vjeçares që ishte operuar në një klinikë në Pogradec. Por ministri nga ana e tij mbrojti mjekun Xhevahir Hoxhallari, që kreu ndërhyrjen si dhe deklaroi se, të gjitha klinikat e licencuara nga Ministria e Shëndetësisë janë brenda standardeve.” Në klinikën e mjekut Hoxhallari në Pogradec, nga kontrolli që kemi kryer ka rezultuar se plotësohen standardet”, shtoi Ndoka. Ai nënvizoi se, e vërteta për vdekjen e 17-vjeçares do të zbardhet shumë shpejt dhe për këtë dikasteri që ai drejton ofron bashkëpunimin maksimal. Sipas ministrit, shëndetësisë i duhet më shumë buxhet e strategji në kushtet në të cilat ndodhet. Por ministri Ndoka nuk dha asnjë detaj se cilat janë standardet që duhet të plotësojë një klinikë private sot.
Ministria: Do ndryshojmë licencimin e klinikave private
Ministria e Shëndetësisë do të ndryshojë procedurat e dhënies së licencave për klinikat private të licencuara prej saj. Sipas këtij dikasteri, këto ndryshime do të vijnë menjëherë pas rezultateve të hetimit administrativ të nisur pas vdekjes së 17-vjeçares nga Korça, e cila u operua nga bajamet në një klinikë private të qytetit të Pogradecit. Ky dikaster ka kërkuar që të ndalet stisma dhe diskriminimi ndaj mjekëve, por nga ana tjetër kur ka gabime gjithkush duhet të mbajë përgjegjësinë e tij.
Në bazë të ligjit ekzistues, klinikat private kontrollohen një herë në vit në prag të rinovimit të licencave të tyre. Me ndryshimet e reja pritet që këto kontrolle të kryhen më shpesh. Gjatë katërmujorit të parë të këtij viti, sipas ministrisë, është zhvilluar një kontroll në të gjitha klinikat e vendit. Por duket se për specialistët është shumë i vështirë transkriptimi i të dhënave pasi rezultatet e kontrolleve pritet të dalin në muajin qershor. Në të gjithë vendin numërohen mbi 2 mijë klinika private e laboratorë të të gjitha llojeve. Pjesa më e madhe e tyre janë instaluar në apartamente pallatesh apo shtëpi private. Aktualisht nuk kemi asnjë ligj të posaçëm që përcakton qartazi kriteret që duhet të plotësojnë klinikat private. Jo pak herë janë ngritur akuza e pretendime për aparaturat, të cilat kanë rrezatim të dëmshëm dhe nuk duhet të vendosen në shtëpi të banuara. Por askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Sa i përket klinikave kirurgjikale në të gjithë vendet e rajonit sipas ligjit, sallat ku bëhen ndërhyrjet duhet të kenë izolim të plotë dhe të jenë sterile. Për aq kohë sa të dy këto kritere nuk i plotësojnë as spitalet, në pikëpyetje të madhe vendosen subjektet private, të cilave pacientët u besojnë jetën.
Vdekja e 17-vjeçares,dosja në Prokurori
TIRANE – Prokuroria e Tiranës regjistroi dje zyrtarisht në hetim dosjen penale lidhur me vdekjen e vajzës 17-vjeçare nga Korça, Matilda Petriti, e cila dyshohet se humbi jetën për faj të mjekëve. Burime zyrtare nga organi i akuzës pohuan se, dje rreth mesditës dosja penale me të gjitha materialet e mbledhura nga oficerët gjyqësorë, ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës. Grupi hetimor pranë këtij institucioni, nën drejtimin e prokurorit Hysni Mulaj, kanë filluar vlerësimin e materialeve, dëshmive dhe provave që fajësojnë mjekun që ka kryer ndërhyrjet kirurgjikale tek vajza 17 vjeçe, e cila humbi jetën pas operacionit në bajame. Në dosjen që ka mbërritur dje në Prokurori ndodhen materialet e para të mbledhura nga policia lidhur me vdekjen e vajzës. Mes këtyre provave gjenden rrëfimet e mjekëve, kartelat mjekësore dhe dëshmia e babait të vajzës, i cili fajëson bluzat e bardha. Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes po merret me administrimin dhe shqyrtimin e të gjithë praktikës mjekësore të ndjekur ndaj 17-vjeçares nga Korça. Hetuesit e çështjes thanë se, kanë administruar edhe kartelat mjekësore të hapura ndaj vajzës 17 vjeçe, para një muaji në klinikën e qytetit të Pogradecit, ku ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në bajame. Objekt verifikimi për Prokurorinë është bërë edhe praktika dhe veprimet mjekësore që janë kryer në QSUT “Nënë Tereza”, ku vajza humbi jetën të enjten e javës së kaluar, si pasojë e një hemorragjie, që më pas i shkaktoi mpiksje gjaku dhe bllokim të frymëmarrjes. Gjatë hetimeve të zhvilluara deri dje, janë marrë në pyetje edhe dy mjekë, të cilët kanë kryer ndërhyrjet kirurgjikale të 17-vjeçares nga Korça. Grupi hetimor tha se është në pritje të rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së vajzës. t.s
Mjekët dalin hapur kundër ministrisë
Pas plagosjes disa javë më parë të mjekut Ali Rafatllari nga i afërmi i një pacienti, mjekët dolën hapur kundra gjendjes aktuale të sistemit shëndetësor e Ministrisë së Shëndetësisë. Mungesa e ilaçeve, aparaturave dhe investimeve të tjera, por edhe mungesa e sigurisë në punë, i detyroi bluzat e bardha që të gjithë bashkë të dilnin në protestë. Për tre të hëna rresht është bllokuar për një orë e gjithë puna në spitalin “Nënë Tereza”. Asnjë operacion apo vizitë nuk është kryer në këtë hark kohe, kjo për të sensibilizuar strukturat përkatëse. Mjekët kanë kërcënuar se në rast se nuk do të merren masa për të reformuar sistemin shëndetësor, protesta e tyre do të përshkallëzohet. Ata kanë gjetur mbështetje edhe nga kolegët e tyre në Spitalin Ushtarak dhe në rrethe. Për bluzat e bardha shëndetësia është kalbur e po shkon gjithnjë e më poshtë.
LSI: Bashkia përgjegjëse për abonetë, Shalsi: Qeveria të veprojë
Pas bërjes publik të lajmit se në linjat urbane të Tiranës do të ndërpriten abonetë e do të lëvizet vetëm me libreza, reagon LSI. “Grupi i LSI-së në Bashkinë e Tiranës shpreh shqetësimin për situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot transporti urban në qytetin tonë. Qytetarët e Tiranës, sot rrezikojnë jo vetëm që të mbeten pa transport në kryeqytet, por të mos kenë as elementet bazë që kanë qytetarët kudo në Evropën Lindore, siç janë ulja e kostos së transportit nëpërmjet aboneve dhe lehtësitë që duhet të kenë shtresat në nevojë”, u shpreh dje zëdhënësi i grupit të LSI-së në këshillin bashkiak, Petrit Vargu. Ai theksoi se përgjegjësi për këtë gjendje ka Qeveria qendrore dhe Bashkia e Tiranës. “Ministria e Transportit prej mëse 7 muajsh sorollat shoqatën e transportuesve urbanë të Tiranës, duke i thënë se po përgatisim draftin që do rregullojë marrëdhënien ndërmjet shoqatës së transportuesve dhe banorëve të Tiranës”, u shpreh Vargu. Ai theksoi në emër të LSI-së se rritja e taksave, rritja e çmimit të naftës dhe lubrifikantëve, trefishimi i sigurimeve shëndetësore, e kanë bërë të pasuportueshme situatën e transportuesve privatë të kryeqytetit, ku si pasojë e një investimi prej 30 milionë euro jetojnë mbi 2 mijë familje në qytetin e Tiranës, duke zgjidhur një problem kardinal. “Por, ne ngremë zërin dhe theksojmë që Bashkia e Tiranës të mos i bëjë presion kësaj shoqate, se nëse ata do të bëjnë grevë ose grumbullime para bashkisë, atyre do t’u hiqet licenca. Bashkia duhet të zgjidhë në mënyrë urgjente mosmarrëveshjen me shoqatën për të kthyer normalizimin e transportit në kryeqytet”, tha Petrit Vargu. Sipas zëdhënësit të këshillit bashkiak për LSI, Bashkia duhet të zgjidhë problemin e qarkullimit të shtresave në nevojë, si studentët, pensionistët dhe të papunët, duke përdorur një pjesë të grantit prej 1.4 milionë euro, që ka marrë nga qeveria qendrore dhe që nuk është i qartë destinacioni i tyre. “Në këtë mënyrë duke iu bashkuar me shuma të konsiderueshme që mund të akordojë Ministria e Arsimit, e Mbrojtjes dhe e Punës dhe Çështjeve Sociale, zgjidhet problemi i shtresave në nevojë në kryeqytetin tonë. Nëse Bashkia nuk di ta organizojë këtë punë, le të marrë eksperiencë nga subvencionet që bëjnë disa bashki të tjera në Shqipëri, si ajo e Durrësit, Elbasanit, madje dhe e Kamzës”,tha Vargu. Menjëherë pas deklaratës së LSI-së reagoi edhe Bashkia e Tiranës. “Ky zotëri i nderuar ka disa kohë që ka sjellë në këshillin bashkiak mllefin karakteristik të politikës së vjetër. E vërteta është që qeveria duhet të nxjerrë vendimet përkatëse sipas ligjit, ndërkohë që bashkia s’mund të nxjerrë asnjë qindarkë nga grandi po sipas ligjit”, u shpreh Eduard Shalsi në një deklaratë për mediat. Sipas tij, kjo është thjesht paqartësi, padije dhe mungesë e theksuar dëshire për t’u informuar.
Mjekët Berishës: Shëndetësia po lëngon nga të paaftët
Nuk përfillin aspak Ministrinë e Shëndetësisë për paaftësi dhe i drejtohen për zgjidhje direkt Kryeministrit të vendit.
Zirina Llambro
Për ta shëndetësia po lëngon nga menaxhimi i të paaftëve. Në protestën e radhës në spitalin “Nënë Tereza”, 98 profesorët e Fakultetit të Mjekësisë kanë bërë publike dje letrën me kërkesat për reformimin e sistemit. “Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë ju parashtron nevojën e ndërhyrjes tuaj sa më të shpejtë, në kushtet kur sistemi shëndetësor po lëngon”, thuhet në letër. Pasi është paraqitur gjendja e sistemit, profesorët janë fokusuar në 6 pika kyçe ku duhet të ndërhyhet me domosdoshmëri. Bluzat e bardha nënvizojnë se 30 ligjet e shëndetësisë, që janë prodhuar gjatë këtyre 17 vjetëve, nuk kanë pasur asnjë jehonë në sistemin shëndetësor. Madje, në rastin më të mirë ato janë implementuar në mënyrë dilanteske. “Nuk po vërejmë asnjë përpjekje serioze për zgjedhjen e një modeli për sigurimet shëndetësore dhe gjithashtu asnjë përpjekje me impakt afatgjatë për kostot në shëndetësi”, shprehen profesorët. Sipas tyre, humbja e autonomisë të QSUT-së është evidente, pasi në mënyrë paradoksale këshilli administrativ i spitalit drejtohet nga ministri i Shëndetësisë dhe për këtë arsye janë lënë pas dore të gjitha strategjitë për të sëmurët. “Diletantizmi në administrimin e sistemit shëndetësor dhe humbja e objektivave të përcaktuara nga qeveria në 2005-ën është bërë një problem i rëndë. Aktualisht vendin e teknologjive të reja e kanë zënë kafet e piceritë. Mungesat janë aq dramatike sot në QSU, sa nuk kryhen as analizat e gjakut komplet”, thuhet në letër.
Ndërhyrjet
Në kushte të tilla, mjekët kanë kërkuar ndihmën e Kryeministrit për të ndryshuar situatën. Janë 6 pika kyçe, ku sipas tyre duhet të ndërhyhet për reformimin e sistemit. “Ne rekomandojmë rritjen e financimit të sistemit shëndetësor në të paktën 6% të GDP së vendit”, shprehen profesorët. Nga analiza e tyre është e nevojshme që të arrihet autonomia e sistemit shëndetësor dhe drejtimi i tij nga profesionistë të shëndetit. “Ata të mos zgjidhen me partitokraci, por të vijnë nga radhët e mjekëve të aftë dhe të suksesshëm të trajnuar në vite”, nënvizon letra. Gjithashtu duhet të zgjidhet patjetër një model për organizimin dhe funksionimin e sigurimeve shëndetësore, si një ent publik e transparent që duhet të administrojë fondet e shëndetësisë publike. “Ministria e Shëndetësisë të kufizohet në politikat shëndetësore në investimet e mëdha, kontrollin epidemiologjik të popullsisë, licencimin dhe akreditimin e spitaleve”, theksojnë profesorët. Ata i sugjerojnë Kryeministrit që të marrë masa për të mos lejuar që situata e krijuar sot në shëndetësi të degradojë më keq, duke mbetur larg ligjeve të Bashkimit Evropian. “Është i domosdoshëm që të përpunohet legjislacioni bazë për mbrojtjen e mjekëve si nëpunës publikë në detyrë. Gjithashtu reformat dhe strategjitë në fushën e shëndetit nuk mund të jenë të suksesshme duke shpërfillur dhe anashkaluar konsultimet me stafin e profesoratit të mjekësisë. Shoqërinë e çojnë përpara vetëm njerëzit e ditur”, përfundon letra.
kerkesat e mjekeve
1. Rritjen e financimit të sistemit shëndetësor në të paktën 6 për qind të GDP-së.
2. Autonominë e sistemit shëndetësor dhe drejtimi i tij nga profesionistë të shëndetit, që të mos zgjidhen me partitokraci, por të vijnë nga radhët e mjekëve të aftë dhe të suksesshëm, të trajnuar në vite, mbasi për vendin tonë, sikundër edhe për vendet e tjera, ky mbetet opsioni më i suksesshëm.
3. Zgjedhja e një modeli për organizimin dhe funksionimin e sigurimeve shëndetësore si ent publik, transparent, i varur nga parlamenti, që duhet të xhestinojë tërë fondet operative të shëndetësisë publike, ndërsa Ministria e Shëndetësisë të kufizohet në politikat shëndetësore, në investimet e mëdha, kontrollin epidemiologjik të popullsisë, licencimin dhe akreditimin e spitaleve.
4. Politika të qarta dhe financim i formimit të vazhdueshëm mjekësor, i cili aktualisht lëngon dhimbshëm. Si rrjedhojë, rrezikohet humbja e kualitetit bazë të mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor, duke mbetur larg ligjeve dhe kritereve të Bashkimit Evropian. Ne besojmë se është e domosdoshme të veprohet për këtë problem dhe Fakulteti Mjekësisë të marrë rolin që i takon, si në përpunimin e programeve, edhe në implementimin e tyre.
5. Përpunimi i strategjive dhe politikave nga ana e qeverisë për përmirësimin e klimës mes mjekëve, pacientëve dhe opinionit publik, sepse ky profesion nuk mund të funksionojë në këtë klimë mosbesimi e urrejtjeje. Është e domosdoshme të përpunohet legjislacioni bazë për mbrojtjen e mjekëve si nëpunës publikë në detyrë.
6. Të gjitha reformat dhe strategjitë në fushën e shëndetit nuk mund të jenë të suksesshme, duke shpërfillur dhe anashkaluar konsultimet me stafin e profesoratit të Fakultetit të Mjekësisë. Shoqërinë e çojnë përpara vetëm njerëzit e ditur.