E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion i shkëlqyer i Policisë së Tiranës, arrestohet vrasësi i arkëtares së NBG bank, autor i disa ngjarjeve kriminale në kryeqytet

29-03-2012 / Gazeta 55

++ Dy operacione të rrufeshme të Policisë së Tiranës dhe asaj të Vlorës, kanë vënë në pranga sot pasdite 2 të shumë kërkuar si dhe autorë të disa ngjarjeve të shëmtuara

++ Reagon kryeministri Berisha: Përgjigja më e vendosur ndaj krimit dhe autorëve të tij

UPDATE- Policia e Tiranës konfirmoi sot në orët e pasdites arrestimin e vrasësit të arkëtares së bankës NBG, Leonora Kaloçi. Ai është Viktor Gushi, i cili mësohet se ka pranuar krimin. Në një dalje të shpejtë për gazetarët, drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj tha se, nga ekspertiza balistike që i është bërë armës, rezulton se Viktor Gushi është vrasësi i arkëtares së bankës, dhe njëkohësisht edhe i argjendarit, Rrapo Sinanaj.
Sipas Çaushajt, Gushi është autor edhe i disa ngjarjeve të tjerave, detaje për të cilat do të jepen nesër në orën 10:00 në një dalje për mediat nga Policia e Tiranës.
Arkëtarja e bankës NBG, Leonora Kaloçi vdiq në spital pas plagëve të marra nga arma,  ndërsa mbeti i plagosur edhe roja i sigurisë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Argjendari Rrapo Sinanaj u vra në Tiranë më 21 tetor 2011.
Ndërkohë në Drashovicë të Vlorës, forcat e Policisë së vendit së bashku me oficerë të Policisë Italiane, ndaluan një të super-kërkuar, i dyshuar si autor krimesh të rënda në Itali dhe Shqipëri dhe i arratisur vitin e kaluar nga një burg i sigurisë së lartë në Itali.

Kryeministri Berisha
Kryeministri Berisha përgëzon forcat e Policisë së Shtetit për operacionet e kryera sot në Tiranë dhe Vlorë. Në Tiranë ato ndaluan të dyshuarin e krimit të shëmtuar, vrasjes së arkëtares së një dege banke në sheshin “Shtraus” dhe plagosjen e rëndë të rojës së kësaj banke, ngjarje kjo që tronditi kryeqytetin dhe mbarë vendin. Në Drashovicë të Vlorës, forcat e Policisë së vendit së bashku me oficerë të Policisë Italiane, ndaluan një të super-kërkuar, i dyshuar si autor krimesh të rënda në Itali dhe Shqipëri dhe i arratisur vitin e kaluar nga një burg i sigurisë së lartë në Itali. Suksesi i këtyre operacioneve është përgjigjja më e vendosur ndaj krimit dhe autorëve të tij”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›