E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE: Vendet e BE, armë Greqisë në kulm të krizës

BRUKSEL- Vendet anëtare të BE-së i kane shitur Greqise arme dhe te tjera sisteme të mbrojtjes me vlera te konsiderueshme. Lajmin e ka publikuar sot portali EUobserver.com, duke iu refruar te dhenave me te fundit te nje raporti te KiE-se.

Sipas raportit mesohet se shitjet jane bere gjatë negociatave për miratimin e paketës së parë të ndihmës për Greqinë, në vitin 2010.

Ne nje raportin per shifrat e shitjes së armëve nga vendet e BE-së në Greqi në mes të krizës ekonomike, mes vendeve me shitjet me te medha renditet Franca, me nje marrëveshje të shitjes së avionëve qe kap shifren e  794 milionë eurove.

Pas Frances renditen edhe vende te  tjera si Holanda e Gjermania, qe kanë shitur pajisje ushtarake me vlerë 90 milionë euro. Nuk mbetet me pas as Spanja me vlerë 33 milionë euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›