Operacionet e Policise se Tiranes

Një tjetër person, i cili ishte arrestuar për një krim tjetër dhe që rezulton bashkëautor, i është bashkangjitur një akuzë e re për vjedhje.
Dy operacionet për kapjen e hajdutëve të lokaleve dhe automjeteve janë koordinuar nga komisariatet e policisë së Tiranës.
Grupi i plaçkitëve të lokaleve të lojërave të fatit akuzohet për 19 vjedhje dyqanesh në Tiranë dhe rrethina. Ishin shërbimet e Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës, të cilët ranë në gjurmët e grupit, pasi kapën në flagrancë teksa hapnin qepenin e një lokali lojërash fati të Mustës dhe Pezës, në segmentin Kthesa e Kamzës-Institut.
Grupi i vjedhësve të makinave akuzohen të jenë autor të implikuar në 15 vjedhje të automjeteve vetëm në Tiranë, kryesisht të tipive Mercedez Benz dhe ford Fiesta, ndërsa aktiveti i tyre ishte i shtrirë në Berat, Kuçovë, Gramsh, Elbasan, Korcë, Pogradec dhe Librazhd.