Tirane-Elbasan Kryeministri Ky eshte tuneli i 100 vjetorit te Pavaresise
Ndërkohë që nisur pikërisht nga rëndësia dhe prioriteti që i jep ekzekutivi infrastrukturës rrugore, Berisha garantoi se “Shqipëria e Zhvilluar” është projekti i cili do të realizohet nga qeveria “Berisha” në mandatin e saj qeverisës 2013-2017.
“Kjo rrugë ështës segmenti me nevralgjik, më i rëndësishëm i vendit. Kjo rrugë bashkon Tiranën me Elbasanin, afron me kryeqytetin një nga zonat më prodhuese të vendit, siç është Korça. Ajo shkurton me një orë distancën mes Tiranës me Shkupin. Zonat në juglindje të vendit tashmë e kapin Tiranën në një kohë 70 për qind më të shkurtër se më parë”, vuri në dukje Kryeministri.
Por nisur nga vetë rëndësia që ka ky segment, si dhe nga qëndrimi që ka mbajtur opozita në Kuvend, për miratimin e marrëveshje për ndërtimin e saj, Berisha ftoi pakicën parlamentare që të vizitojë këtë rrugë dhe të shohë nga afër vlerën e saj.
“Ftoj opozitën në një vizitë kolektive, si një akt pendese, pasi ajo ëhstë tipar i njeriut të qytetëruar, ta vizitojë këtë vepër për të kuptuar se çfarë energjie negative krijoi në Kuvend kur do të votohej për këtë autostradë. Të korrigjohesh është njerëzorë të mos e bësh është marrëzi”, nënvizoi Berisha.
Por duke qëndruar po tek kjo rrugë, shefi i qeverisë premtoi se “në 1 maj të vitit 2013 do të nisë udhëtimi nga qendra e Tiranës drejt e tek ajo e Elbasanit, përmes autostradës së re”.