Per Gjuhen Shqipe dhe Letersine maturantet do testohen dy here

Maturantët në shkollat e kryeqytetit do t’i nështrohen një testimi të dyfishtë për maturën shtetërore. Për Gjuhë Shqipe dhe Letërsinë me datë 27 prill gjimanzistët do të japin një provim të ngjashëm me atë që do të zhvillojnë në muajin qershor për Maturën Shtetërore.
Agjensia Kombëtare e Provimeve ka bërë gati tezat, të cilat duhet të plotësohen brenda orës nga nxënësit e ndarë në klasa me nga 15 persona dhe të mbikqyrur nga mësues që nuk japin këtë lëndë. Kjo sipas Drejtorit të Arsimit Parauniversitar në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Vejsiu është një mënyrë për të njohur maturantët me modelin e Maturës Shtetërore e njëkohësit për të vlerësuar punën e mësuesit.
Ky model do të zbatohet në të gjithë rrethet. Ndërkohë që për përgatitjen e testeve që do t’u nënshtrohen maturantët në muajin qershor Agjensia Kombetare e Provimeve po analizon të dhënat që kanë plotësuar gjimanzistët në formularin A1.