E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni “Black market”, arrestohen 13 kambistë në Tiranë



Policia e Tiranës arrestoi 13 persona, të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm të këmbimit të valutës në Tiranë, ndërsa tre prej tyre i la të lirë. Pas një hetimi 3-mujor, me aplikimin e metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni “Black market”, ku u arritën të sigurohen provat e mjaftueshme për të arrestuarit që kryenin këtë aktivitet pa licencën e Bankës së Shqipërisë. Operacioni u zhvillua ditën e djeshme në kryeqytet. Mbështetur në urdhrat e ekzekutimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Seksioni Kundër Pastrimit të Parave pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, kreu ndalimin e shtetasve Rebani Korra, 48 vjeç, Neim Dule, 55 vjeç, Ylli Omeri, Tomorr Bejkollari, Jovan Gjika, nga 58 vjeç, Shkëlzen Geci, 38 vjeç, Vlamdir Fino, 48 vjec, Dashamir Torba, 46 vjeç, Fatmir Sinanaj, 43 vjeç, Kadri Haxhillari, 52 vjeç, Gjergji Roshi, 53 vjeç, Rrahim Mahilaj, 46 vjeç, Shkëlzen Spahiu, 48 vjeç, Basri Cenaj, 51 vjeç, Xhavit Mema, 63 vjeç dhe Destan Mulgeci, 71 vjeç. Për këta persona ishin vendosur nga Gjykata e Tiranës në mungesë masat “arrest me burg” dhe “arrest në shtëpi”. Sipas burimeve nga policia, këta shtetas dyshohen se kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm, duke konsumuar veprën penale të “ushtrimit të palicencuar të veprimtarisë financiare”. Agjentët e Seksionit Kundër Pastrimit të Parave kishin disa kohë që kishin nisur nga puna për hetimin e aktivitetit të tyre. Me anë të realizimit të operacionit, ata siguruan dhe provat e nevojshme që dokumentojnë për konsumimin e veprës penale të sipërpërmendur. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe lekë shqiptare. Sipas burimeve zyrtare nga policia, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë është e vendosur për të vazhduar operacionin “Black market” deri në eliminimin plotësisht të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave që ushtrojnë veprimtari valutore të palicencuar. Në kryeqytet është i lartë numri i kambistëve, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre duke mos qenë të licencuar nga Banka e Shqipërisë. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme nga shteti për pajisjen e tyre me këtë licencë, në mënyrë që ky biznes të jetë i kontrolluar, sërish kambistët e palicencuar vazhdojnë aktivitetin e tyre në rrugët e Tiranës dhe paraqiten duke ofruar këmbim valute të pakontrolluar nga shteti. Nisur nga kjo, Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucionet e tjera do të vazhdojë që të luftojnë këtë fenomen, deri në zhdukjen përfundimtare të tij.

Të arrestuarit

1. Rebani Korra, 48 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.

2. Neim Dule, 55 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.

3. Ylli Omeri, 52 vjeç, lindur në Elbasan banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.

4. Tomorr Bejkollari, 52 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.

5. Jovan Gjika, 58 vjeç, lindur në Kavajë banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.

6. Shkëlzen Geci, 38 vjeç, lindur ne Tropojë e banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.

7. Vlamdir Fino, 48 vjeç, lindur në Delvinë e banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.

8. Dashamir Torba, 46 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.

9. Fatmir Sinanaj, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me masën e sigurisë ‘Arrest në Burg”.

10. Kadri Haxhillari, 52 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.

11. Gjergji Roshi, 53 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.

12. Rrahim Mahilaj, 46 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.

13. Shkëlzen Spahiu, 48 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.

14. Basri Cenaj, 51 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

15. Xhavit Mema, 63 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

16. Destan Selim Mulgeci, 71 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›