E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 13 kambistë për aktivitet pa licensë

Policia e kryeqytetit prej tre muajsh kryente veprime të simuluara tek të ndaluarit, duke blerë apo shitur valutë


Të ndaluarit akuzohen për ushtrim të paligjshëm të këmbimit valutor pranë Bankës së Shqipërisë


TIRANE- Së paku 13 kambistë që ushtronin veprimtarinë e këmbimit valutor në mënyrë të paligjshme janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, me akuzën e ushtrimit të këmbimit valutor në mënyrë të palicensuar. Më parë ndaj tyre, Gjykata e Tiranës kishte dhënë masën e sigurisë "arrest me burg në mungesë", pas kërkesës së dërguar nga Prokuroria e Rrethit.


Operacioni i koduar "Black market", (Tregu i zi), ka nisur mëngjesin e djeshëm, kur policia e Tiranës me urdhrat e arrestit në dorë, të lëshuar nga gjykata ka ndaluar në vende të ndryshme personat.


Sipas njoftimit të policisë veç ndalimit të personave, atyre iu janë bllokuar edhe një sasi vlere monetare. Lajmi është bërë ditur dje nga policia e Tiranës e cila pohoi se të 13 personat janë kapur duke ushtruar aktivitet të këmbimit valutor në mënyrë të paligjshme. Një hetim i tillë ka zgjatur më tepër se tri muaj nga policia e Tiranës në bashkëpunim me organin e akuzës.


Për gjatë kësaj kohe, oficerët dhe agjentët e zyrës së hetimit të antikrimit ekonomik të drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë kryer në mënyrë të përsëritur tek të gjithë personat e ndaluar blerje të stimuluar duke u hequr si qytetarë të ndryshëm që donin të blinin shuma të ndryshme valutash për probleme të ndryshme.


Blerjet e kryera nga agjentët e policisë mësohet se janë kryer kryesisht në qendër të Tiranës për rreth Bankës Qëndrore të Shqipërisë, pranë Postës, në hyrje të rrugës "Çamëria", si dhe përballë Teatrit të Kukullave.


Për gjatë kësaj kohe, efektivët e policisë kanë kryer pëveç blerjes së stimuluar edhe fotografimin e perasonave, dhe filmimin e tyre ndërsa këta të fundit kryenin këmbimin e tyre të përditshëm në valutë me qytetarë të ndryshëm.


Gjatë kësaj kohe, efektivët e policisë kanë siguruar të dhëna personale për secilin nga personat me të cilët kanë kryer këmbim valutor, si gjeneralitetet e tij, adresën e banimit e të dhëna të tjera të nevojshme.


Pas kryerjes së të gjitha veprimeve, policia ka dërguar përfundimin e hetimit në prokurorinë e Tiranës, disa ditë më parë. Në dosjet përkatëse ishin referuar të gjithë veprimet e kryera nga policia , që nga fotografitë, filmimet e kryera, paratë e këmbyera si dhe deklarimet e personave që ishin futur për të kryer blerje që në të gjithë rastet kanë qenë efektivë policie.


Pas dërgimit të dosjeve për secilin prej të dyshuarve, Prokuroria ka kërkuar Gjykatës së Tiranës, marrjen e masave të arrestit në burg apo me arres shtëpie sipas provave dhe rrethanave të secilit.


Mbrëmjen e të dielës efektivët e policisë së kryeqytetit kanë marrë në duar urdhërat e arrestit të firmosur nga gjyqtari i gatshëm gjatë ditës së dielë. Ndërkaq dje efektivët e policisë kanë nisur menjëherë gjuetinë duke vënë në pranga në mënyrë të një pas njëshme të gjithë personat ndaj të cilëe Gjykata kishte nxjerrë një vendim të arrestit me burg në mungesë apo të arrestit të shtëpisë.


Pas shoqërimit në polici e komunikimeve rutinë të akuzave të secilit, personat janë dërguar në burg, ose janë rikthyer në banesë sipas vendimit që kishte marë Gjykata për secilin prej tyre.

Të arrestuarit
Rebani Korra, 48 vjec, "arrest në burg"
Neim Dule, 55 vjeç, "arrest në burg"
Ylli Omeri, 52 vjeç, "arrest në burg"
Tomorr Bejkollari, 52 vjeç, "arrest në burg".
Jovan Gjika, 58 vjeç, "arrest në burg".
Shkëlzen Geci, 38 vjeç, "arrest në burg".
Vlamdir Fino, 48 vjeç, "arrest në burg".
Dashamir Torba, 46 vjec, "arrest në burg".
Fatmir Sinanaj, 43 vjeç, "arrest në burg".
Kadri Haxhillari, 52vjec, "arrest në burg".
Gjergji Roshi, 53 vjeç, "arrest në burg".
Rrahim Mahilaj, 46 vjeç, "arrest në burg".
Shkëlzen Spahiu, 48 vjeç, "arrest në burg".
Basri Cenaj, 51 vjeç, "arrest në shtëpi".
Xhavit Mema, 63 vjeç, "arrest në shtëpi".
Destan Mulgeci, 71 vjec, "arrest në shtëpi".

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›