E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kërkoi 48 vjet burg për katër "trafikantët" e pistoletave

PRETENCA


TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, kërkoi dje nga togat e zeza, deklarimin fajtorë të katër të pandehurve të akuzuar për "trafik amrësh" dhe kërkoi dënimin e tyre në total me 48 vjet heqje lirie. Sipas konkluzioneve përfundimtare të lexuar nga prokurori i Eugen Beçi, mësohet se të pandehurit Rrahman Demaj dhe Zamir Kotrri, janë organizatorët e shitjes dhe blerjes së katër pistoletave të blera në Kosovë. Ndërsa dy të pandehurit Ahmet Ferati dhe Artan Aliaj, kanë ndihmuar dy "organizatorët" me veprimet e tyre për t'i shitur armët në Shkodër.


"Gjatë fazës hetimore dhe gjyqësore, ka rezultuar se të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në role të ndryshme, kanë blerë në Kosovë katër pistoleta të tipit "Zastava" "Minibloë" me kalibër 8 mm. Pas blerjes dhe futjes së tyre në rrugë ilegale në Shqipëri, kanë organizuar shitjen e tyre në Shkodër me një çmim rreth 170 euro në copë"-thuhet në pretencën e prokurorit.


Sipas akuzës, i gjithë rrjeti i këtij trafiku të armëve është organizuar dhe drejtuar nga i pandehuri Rrahman Demaj dhe Zamir Kotrri për të cilët prokurori kërkoi nga gjykata dënimin e tyre me nga 13 vjet burg secilin.


Ndërsa, për të pandehurit Ahmet Ferati dhe Artan Aliaj, të cilët do të blinin pistoletat e sjella nga Kosova, prokurori kërkoi nga gjykata dënimin e tyre me 11 vjet burg secilin.


Ngjarja për të cilën, kërkoi prokurori të dënohet katër të pandehurit, ka nodhur me 14 qershor 2007, kur është arrestuar në flagrancë me 4 pistoletat në çantë i pandehuri Ferati, i cili ishte ngarkuar me "detyrë" nga i pandehuri Demaj që t'i dërgonte në Shkodër ku do i blinte shtetasi Aliaj, i cili u arrestua edhe ai më pas bashkë me Demajn, ndërsa, Kotrri ka mundur t'i shpëtoi prangave të policisë dhe ndodhet në listën e të kërkuarve.

Të pandehurit në arrest
Rrahaman Demaj 13 vite burg
Artan Aliaj 11 vite burg
Ahmet Ferati 11 vite burg
I pandehur në kërkim
Zamir Kotrri 13 vite burg

Sekuestruar
4 pistoleta "Zastava" "minibloë"
të kalibrit 8 mm
170 euro

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›