E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Dimër 2012, 5 në pranga

Në kuadër të operacionit të koduar “Dimër 2012″ nga policia e Tiranës është bërë e mundur prangosja e pesë shtetasve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Valter Zallini, i cili është i dënuar nga Gjykata me 6 muaj burg. 26-vjeçari akuzohej për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkaq është bërë e mundur kapja e shtetasit Edison Karaj, 24-vjeç, ndërsa është dënuar me 3 muaj burg për të njëjtën vepër penale.

Për veprën penale të dezertimit, në pranga ka rënë dhe Blerim Luca, 28-vjeç, i dënuar me 3 muaj burg. Dy shtetasit e tjerë të kapur janë Qemal Bruka, 55-vjeç, i dënuar për “shkelje të qarkullimit rrugor” dhe Arben Seferi, 29-vjeç. Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg, për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›