Si duhet interpretuar dokumenti i zbuluar nga Oliver Schmit, që e paraqet kryengritjen e Skënderbeut si hakmarrje personale
Nga Kastriot Myftaraj
Unë në përgjithësi jam dakord me atë sentencën se historinë duhet t ua lemë historianëve. Por ka raste kur historianëve u mungon një njohje e gjerë e tablosë së faktorëve që influencojnë në një veprim, sidomos kur është fjala për implikime të sofistikuara në politikën ndërkombëtare, saqë na provojnë atë sentencën e kundërt, se historia është tepër e rëndësishme për t ua lënë vetëm historianëve. Volteri nuk ishte një historian, por me librat e tij historikë revolucionarizoi historiografinë e kohës së tij, duke u treguar historianëve një shembull se si duhej kërkuar dhe gjetur depërtuar me inteligjencë filli në lëmshin e ngatërruar të kombinacioneve të politikës ndërkombëtare, subjekt i të cilave qenë personat që qenë në qendër të librave të tij historikë.
Mësimi që u dha historianëve profesionistë një amator në histori si Volteri, ishte se shpesh shpjegimi i një veprimi diplomatik të një sundimtari, apo një njeriu të tij, duhej kërkuar atje ku nuk ta merrte mendja, në lëmshin e ngatërruar të marrëdhënieve, ose edhe intrigave ndërkombëtare. Kjo do të thotë se historiani duhet të ketë njohuri shumë të gjera historike për epokën, që shkojnë shumë përtej specialitetit të vet të ngushtë. Përveç kësaj shembulli i Volterit na mëson se historiani duhet të ketë dhe një shkathtësi mendore të jashtëzakonshme, për të arritur në përfundime. Historianët, si në kohën e Volterit, ashtu dhe sot, nuk e kanë mësuar sa duhet atë mësim që vjen nga Volteri. Për shkathtësinë mendore kjo nuk varet prej tyre, dhe nuk është përgjegjësia e tyre, por për erudicionin kjo varet prej tyre, dhe është përgjegjësia e tyre. Në këtë rast, historia është tepër e rëndësishme për t ua lënë këtyre lloj historianëve. Duket se kjo është një nga arsyet që Volteri u vu të shkruante libra historike. Guxoj të them se kjo është arsyeja që unë vihem të shkruaj për çështjen e paraqitur në titullin e këtij shkrimi, dhe më tutje le të gjykojë lexuesi.
Autori i librit Skënderbeu, Oliver Jens Schmit, me interpretimin që i ka bërë një dokumenti për Skënderbeun, të ambasadorit të Dukatit të Milanos në Romë, provon sentencën se historia është tepër e rëndësishme për t ua lënë vetëm historianëve, në disa çështje të caktuara. Aq më tepër që as historianët kritikë ndaj Schmit nuk arritën të sjellin argumentet e duhura. Dhe kjo ka ndodhur jo për faktin se historianët që i bënë kritikën librit të Schmit nuk janë specialistë të asaj periudhe të historisë së Shqipërisë. Në fakt ata janë specialistët më të mirë që kemi pasur deri më sot. Problemi është se historianët tanë që kritikuan Schmit nuk i zotërojnë njohuritë e duhura për të zbatuar atë që në historiografi njihet si kritika e burimeve, dhe që në këtë rast kërkon njohuri për intrigat e famshme politike të shteteve italiane të kohës së Rilindjes, ndaj njëri-tjetrit. Schmit nuk e ka parë dokumentin nga kjo pikëpamje, dhe fatkeqësisht as historianët tanë, kritikë ndaj tij, nuk e kanë parë.
Për të hyrë në temë edhe lexuesi që nuk e ka lexuar librin e Schmit, po e citoj të plotë paragrafin nga libri i Schmit, ku tregohet për këtë dokument: Më 10 janar të vitit 1454 dy diplomatët milanezë Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio i shkruajnë zotërisë së tyre, dukës Francesco Sforza të Milanos, për pritjen që i kishte bërë Papa Nikollë V një bajlozi të Skënderbeut. Kjo ndodhi pak më shumë se gjysmë viti pas rënies së Konstantinopojës, kur krejt Italia ishte si në ethe dhe fuqitë që si zakonisht veç grindeshin me njëra tjetrën tani po punonin për një ligë italiane, e cila u realizua me të vërtetë në paqen e Lodit po atë vit. E pra në këto rrethana erdhi përpara papës i dërguari i Skënderbeut dhe njoftoi se: për arsye të urrejtjes personale që ai (Skënderbeu, O.S.) ushqen kundër Turkut, meqë ky Turk ka vrarë babanë e zotërisë, ky zotëri (Skënderbeu, O.S.) ka vënë të vrasin një vëlla të Turkut (Mehmeti II, O.S.). (Oliver Jens Schmit: Skënderbeu, botim i K&B, Tiranë 2008, f. 57)
Oliver Schmit komenton: Kështu zgjidhet edhe rebusi, shpjegohet mosbesimi i sulltanit, kryengritja e Skënderbeut. (Oliver Jens Schmit: Skënderbeu, botim i K&B, Tiranë 2008, f. 57)
Oliver Jens Schmit ka parapëlqyer që, informacionin që jepet në këtë dokument, ta marrë si të mirëqenë, ndryshe nga ç bën në shumë raste të tjera, në libër, kur jep shembullin se si duhet bërë kritika e burimeve. Duke u kqyrur dokumenti në sens të kritikës së burimeve, vihet re se dokumenti nuk është tjetër veçse një dizinformacion, për përdorimin e të cilave u bënë të famshme kancelaritë e shteteve italiane të kohës së Rilindjes, duke përbërë dhe origjinën e këtyre lloj operacioneve nga shërbimet inteligjente të shteteve moderne.
E dhëna që japin diplomatët milanezë duhet parë me dyshim për faktin se vjen nga diplomatë të një fuqie armike me Republikën e Venedikut, çfarë ishte në atë kohë Dukati i Milanos. Në janar 1454, kur daton dokumenti, Dukati i Milanos dhe Republika e Venedikut gjendeshin prej 19 vjetësh në luftë mes tyre, në atë që njihet në histori me emrin Luftrat e Lombardisë. Në luftë, në krah të njërës dhe tjetrës palë gjendeshin dhe shtete italiane të tjera (Këtu duhet ditur se Dukati i Milanos dhe Republika e Venedikut kishin kufi të përbashkët në Italinë e Veriut). Paqja e Lodit, e cila i dha fund kësaj lufte për një periudhë kohe, do të bëhej disa muaj më pas, në prill të atij viti (Traktati i Lodit u firmua në 9 prill 1454).
Për Dukatin e Milanos Skënderbeu ishte bërë një njeri i urryer për dy arsye. Së pari, qëkurse Skënderbeu në vitin 1448 bëri paqe me Venedikun, pikërisht në kohën kur kishte arritur një fitore të madhe ushtarake kundër tij dhe ishte duke ia marrë Venedikut qytetet shqiptare bregdetare të zotëruara prej tij. Në kohën kur Skënderbeu bëri paqe me Venedikun në 1448, qytetet bregdetare venedikase që mbaheshin të rrethuar prej tij qenë në prag të dorëzimit për shkak të urisë. Për një thalasokraci (fuqi detare) si Venediku, zotërimet në bregdetin arbër qenë ishte të domosdoshme për sundimin e Adriatikut dhe pikëmbështetje e nevojshme për të projektuar fuqinë e vet detare më tutje në Mesdhe. Në 1448, Venediku nuk mund ta toleronte humbjen e zotërimeve në bregdetin arbër, por nëse investohej më shumë në mbrojtjen e tyre, kundër Skënderbeut, atëherë rrezikonte që t i hapte Dukës së Milanos portat e vetë qytetit lagunor. Në kohën që milanezët po mendonin se, falë edhe luftës së Skënderbeut, u ishte hapur rruga për të hyrë në qytetin lagunor, duke u bërë kështu fitues të luftës shumëvjeçare në Itali, befas u arrit paqja mes Skënderbeut dhe Venedikut, duke u arritur madje deri në një traktat mes dy palëve. Skënderbeun, i cili duke hyrë befasisht në luftë me Venedikun, ishte bërë aleati më i mirë i Milanos, kur bëri paqe me Venedikun, duke përfunduar dhe një traktat, u bë për Milanon tradhtar dhe armiku më i urryer. Merret vesh se milanezët i kishin të gjitha arsyet për të thënë të gjitha të zezat për Skënderbeun. Gjithashtu, Skënderbeu u bë edhe më i urryer për Milanon qëkurse në 1451 lidhi një traktat aleance me Mbretin e Napolit, Alfonsin, i cili ishte aleati kryesor i Venedikut në luftën kundër Dukatit të Milanos (ky i fundit kishte si aleat kryesor Firencen e Medicëve).
Dihet se nga Luftrat në Lombardi që u zhvilluan në mesin e shekullit XV, kemi trashëguar disa koncepte që u bënë bazë e marrëdhënieve ndërkombëtare moderne, është zbatimi i principit të ekuilibrit të forcës, mbi bazën e të cilit u bë Paqja e Lodit në Itali, dhe që më pas do të shërbente si model për Paqen e Westfalisë, në shekullin XVII dhe më pas atë të Vienës, në shekullin XIX. Koncepti tjetër është përdorimi i dizinformacionit nga ana e kancelarive diplomatike për të dëmtuar kundërshtarin, gjë që ishte bërë edhe më parë, por që në këtë luftë u ngrit në art, duke përbërë dhe bazën për perfeksionimin në kohët moderne, kur diplomacia dhe shërbimet sekrete, në simbiozë, e kthyen dizinformacionin në një armë virtuale shumë të rëndësishme.
Nuk është vendi në këtë artikull për t u përmendur, por ekziston një literaturë e tërë për luftën e mesit të shekullit XV në Itali dhe në k