Problemi çam dhe zhgënjimi nga takimi Berisha-Karamanlis
Nga Orhan ZARSHATI
Sali Berisha e injoroi dhe e anashkaloi idhshëm problemin çam gjatë vizitës së Kostas Karamanlisit dhe takimeve që pati me të në Tiranë. Ai, dhe më përpara e ka quajtur problemin çam një problem juridik, që duhet trajtuar si problem njohje pronësie nga juristët e të dy shteteve (sipas tij problemi duhet trajtuar për zgjidhje nëpërmjet kërkesave që çamët duhet ti drejtojnë gjykatave lokale greke në Thesproti!). Sali Berisha më parë ka ikur nga Parlamenti kur do të diskutohej e miratohej rezoluta për problemin çam.
Kryetari i Shoqatës atdhetare politike Çamëria, Ardian Tana dhe kryetari i partisë çame PDI (Partia për Demokraci dhe Integrim) Tahir Muhedini, kanë vënë në dukje se Sali Berisha ka mbajtur në kohë të ndryshme qëndrime të ndryshme për çështjen çame. Ata kanë shprehur habinë për deklaratën e Sali Berishës në takimin me homologun grek, se në mes dy vendeve nuk ka çështje të pazgjidhura. Pak muaj më parë, Sali Berisha pohonte si edhe ndonjë kryeministër, apo president i mëparshëm ekzistencën e çështjes çame; kurse në takimin e fundit Berisha-Karamanlis nuk u tha asgjë, por pasoi heshtja e plotë për çështjen çame dhe nuk u përmend nisja e dialogut ndërqeveritar për trajtimin dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje. Tani Sali Berisha i zemëruar me median, i akuzon ato se po mbajnë qëndrim antikombëtar duke thënë se unë ia parashtrova problemin çam Karamanlisit, por ai ka mendimet e veta!). Turp për diplomacinë dhe politikën shqiptare se ku është katandisur në nënshtrimin e neveritshëm ndaj Greqisë. Tani në popull thuhet greku kërko dhe shqiptari siurdhëro!). Problemi çam është një ndër problemet më madhore të kombit shqiptar, që pret zgjidhje. Ai është një problem kompleks i të Drejtave të Njeriut, problem i lindur nga një padrejtësi e madhe, të kryer me akte të rënda gjenocidi, pastrimi etnik, masakre çnjerëzore, grabitjeje të pronës nëpërmjet dëbimit masiv me dhunë dhe shkeljes flagrante të dispozitave të akteve ligjore të së Drejtës Ndërkombëtare. Ky problem tashmë kërkon të shihet, të shqyrtohet dhe të trajtohet shkencërisht dhe të ndiqet progresivisht nën prizmin e disiplinave të së Drejtës Ndërkombëtare. Artikujt dhe komentet në median e shkruar, opinionet dhe komentet në median elektronike; si dhe mbledhjet, tubimet, kongreset e grumbullimet e ndryshme, ku kujtimet e revokimet e ngjarjeve, qoftë edhe të shoqëruara me deklarata, promemorie, thirrje, proklamata, protesta e çfarëdo dokumente të tjerë, drejtuar institucioneve shqiptare, greke dhe atyre ndërkombëtare, natyrisht që kanë patur efektin e tyre për sensibilizimin e njohjes së problemit të lënë deri tash vonë në heshtje; por në asnjë mënyrë nuk kanë patur efektin e shumëkërkuar, dmth: përfshirjen në axhendën e punës së institucioneve ndërkombëtare dhe të qendrave vendimmarrëse për tu trajtuar nga ato dhe për ti dhënë rrugën e zgjidhjes. Për trajtimin shkencor të problemit, ekspertët e të drejtës ndërkombëtare janë të mendimit se duhet përgatitur një Kodeks juridik, si material mbështetës për cilindo që do të merret me problemin çam; kodeksi do të jetë një përmbledhës i të gjithë akteve juridike të derisotme në favor të problemit çam. Ai duhet të plotësohet e të azhurnohet periodikisht me shtojca e referenca të trajtimeve të kohës; të cilat janë përgatitur dhe plotësuar mbi bazën e tërësisë së akteve të njohura ndërkombëtare, duke filluar nga:
1. Konventa e Hagës e 18 tetorit 1907, për rregullat e luftës ndërmjet shteteve.
2. Katërmbëdhjetë pikat e paraqitura nga Presidenti amerikan Udru Uillson më 1919 n렠
Konferencën e Paqes në Versajë.
3. Pakti Brian-Kellog i 27 gushtit 1928.
4. Statuti i Lidhjes së Kombeve i 28 qershorit 1932.
5. Doktrina e Simpson-it e 11 marsit 1932.
6. Karta e Atlantikut e 14 gushtit 1941.
7. Marrëveshja e Londrës e 8 gushtit 1944.
8. Karta e Kombeve të Bashkuara e 26 qershorit 1945.
9. Kartat e Helsinkit, të Kopenhagenit dhe të tjera dokumente ndërkombëtare
të gjysmës së dytë të shekullit XX.
10. Dokumente të tjera ligjore të organeve të OKB-së,të BE-së, të SHBA-së
dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare,që merren me të Drejtat e
Njeriut.
11. Precedentë të zgjidhjeve,ose që janë në trajtim për tu zgjidhur; të rasteve
të ngjashme në botë,si psh rasti i gjermanëve të Studentëve.
Kodeksi i lartpërmendur, mendohet se duhet të përgatitet në formën e një doracaku (manuali), nga një grup pune nën drejtimin e Institutit të Studimeve Çame dhe të jetë i përbërë nga intelektualë të përkushtuar, si juristë të njohur, historianë e specialistë të fushave të tjera, si kartografë, arkeologë, etnografë, demografë, ekonomistë etj. Kjo nismë është e nevojshme për të plotësuar sa më mirë kuadrin e ndërlikuar historiko-juridik të problemit çam. Kodeksi të shoqërohet dhe me rekomandime të rikonceptuara për trajtimin e problemit çam. Ashtu siç u tha dhe më lart, kodeksi duhet riplotësuar në varësi të problematikave që do të trajtojë. Kodeksi të shtypet në ekzemplarë dygjuhësh,ose veç e veç, në shqip dhe në anglisht; për tu përdorur sipas rastit, nga specialistë dhe institucione të vendit dhe nga ekspertë dhe institucione të huaja. Duhet vënë në dukje se kodeksi do të plotësonte një nevojë të ngutshme dhe të domosdoshme për paraqitjen,trajtimin, mbrojtjen dhe kërkesën për zgjidhje të problemit çam. Ka ardhur koha që ky problem të hyjë në axhendën e punës të institucioneve përkatëse të shteteve të mëdha demokratike dhe të institucioneve ndërkombëtare.
Last Updated on Sunday, 03 May 2009 05:33