E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni “Kursanti”, në pranga edhe tre të tjerë



Tiranë – Në vazhdimësi të operacionit policor të koduar “Kursanti”, forcat e Policisë së Tiranës, arritën të arrestojnë në flagrancë edhe tre persona të tjerë, si bashkëpunëtor të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Sipas të dhënave policore, ata janë 21-vjeçari Marius Metaj, lindur dhe banues në Fier, i dënuar më parë për kalim të paligjshëm të kufirit; 26-vjeçari Kujtim Ramaj, banues në Tiranë dhe 22-vjeçari Lisandër Plaka, lindur dhe banues në Fier. Bëhet e ditur se Marius Metaj dhe Kujtim Ramaj u kapën në flagrancë në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” në Tiranë, ndërsa Lisandër Plaka u kap në flagrancë në qendër të Alliasit, në tentativë për t’iu fshehur shërbimeve të policisë. Arrestimi i këtyre personave u krye sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërndarë lëndë narkotike në zonat të ndryshme në kryeqytet. Ndërkaq, falë punës 1-mujore të mbajtjes nën vëzhgim, u mundësua edhe goditja e një baze problematike të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Kinostudios dhe Kombinatit në Tiranë, duke arrestuar në flagrancë personat Julian Plaka, Ardit Hoxha, Shkëlzen Kërçuku.
U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet i markës “Audi” A6, me targë BZ 750 MK si dhe 5 telefona celularë. Aktualisht vazhdon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të hetuar më tej mbi persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

26 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›