Pagat e reja për ushtarakët sipas gradës dhe vjetërsisë në punë
Tabela në lekë nga gjenerali deri te rekruti dhe studenti i Akademisë Ushtarake. Sa do të paguhen ushtarët profesionistë tani e tutje. Efektet nisin nga 1 maji 2009
Laureta Rryçi
Tiranë - Qeveria përcakton pagat e reja për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura. Zbardhet tabela në lekë për funksionet sipas gradës dhe viteve që kanë në detyrë. Pas dy javësh, të gjithë ushtarakët do t’i gëzohen pagës së re, që sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, do t’i nisë efektet financiare nga 1 maji i këtij viti. Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, pagat bazë për gradën e ushtarakëve detarë profesionistë do të rriten mesatarisht me 4.89 për qind. Pagat bazë për gradë të nënoficerëve do të rriten mesatarisht me 4.85 për qind. Dhe pagat bazë për gradë të oficerëve do të rriten mesatarisht me 13.78 për qind. Nga rritja e përgjithshme e pagave përfitojnë 9600 ushtarakë aktivë të Forcave të Armatosura me një rritje mesatare të pagave prej 8.19 përqindësh. Efekti financiar është rreth 35 milionë lekë në muaj.
Vendimi
Ne vendimin e miratuar nga qeveria, të nxjerrë në Fletoren Zyrtare gjatë ditës së djeshme, pagat e ushtarakëve fillojnë nga grada më e lartë, gjeneral-lejtënant (admiral) dhe deri te studenti ushtarak. Për gradën më të lartë të Ushtrisë shqiptare, atë të gjeneral-lejtënantit, vendimi parashikon një pagë prej 151 500 lekë, që njëkohësisht kërkon që të ketë një vjetërsi pune mbi 26 vite në ushtri. Pas kësaj page, që është edhe më e lartë, referuar tabelës, pagat e tjera vijnë në hierarki në ulje. Për shembull, paga e gjeneral-majorit (nënadmiral), llogaritet në dy nivele. Në nivelin e parë, ku parashikohen që të jenë për këtë gradë 24 vite pune, paga llogaritet që të jetë 142 390 lekë dhe për vjetërsinë mbi 26 vite paga llogaritet minimalisht 145 000 lekë. Në vazhdimësinë e pagave në tabelë vijojnë në radhë edhe gradat e tjera deri tek ushtarët rekrutë dhe studentët e Akademisë Ushtarake, që përfitojnë një pagesë minimale përkatësisht prej 2 mijë dhe 1.5 mijë lekë të rinj në muaj.
Profesionistët
Drejtuesit e Forcave të Armatosura në tabelën e pagave u kanë dhënë përparësi edhe ushtarëve profesionistë. Kjo për shkak se në vitin 2010 Ushtria pritet të bëhet tërësish me ushtarë profesionistë. Sipas tabelës, ushtarët detarë profesionistë të nivelit të dytë, të cilët kanë nën dy vite eksperiencë pune, do të marrin një pagë prej 28900 lekësh, ndërsa ata që kanë një eksperiencë pune mbi dy vite, do të kenë pagën 30 100 lekë. Pagesa do të jetë më e lartë për ata që kanë mbi katër apo gjashtë vite pune. Në këtë nivel për ushtarin profesionist është vendosur pagesa më e lartë, ajo prej 33 600 lekësh. Ndërsa për ushtarin profesionist të nivelit të parë për ata që kanë një eksperiencë nën dy vite do të kenë një pagë prej 26 500 lekësh. Për ata që kanë më shumë se dy vite që janë pjesë e ushtrisë profesioniste pagesa është përcaktuar 27 700 lekë.
Masa e përfitimit për pensionin e ushtarakëve
Nëse një ushtarak del në pension të parakohshëm do të marrë të ardhura mujore që do të jenë në masën 50 për qind të pagës mesatare referuese mujore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, sipas përcaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese. Masa e pensionit të parakohshëm, për ata persona që nuk kanë paguar kontribute suplementare nuk mund të jetë më e madhe së dyfishi i pensionit bazë, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin "Për sigurimet shoqërore". Ndërsa për ata që kanë paguar kontribute suplementare, nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë, të përcaktuar nga qeveria, duke u shtuar edhe me 2 për qind të pagës mesatare referuese për çdo vit sigurimi suplementar. Në këtë rast, shuma e pensionit mujor të parakohshëm nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të pleqërisë, plus 20 për qind të pagës referuese të muajit të fundit të punës.
Raporti i Avokatit të Popullit, ankesa për pagat e ushtarakëve
Në raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2008 vërehen një sërë ankesash që lidhen me pagesën e ulët financiare për shtresën e ushtarakëve, si dhe me një sërë problemesh që dalin për masën e pensionit të ushtarakëve të liruar nga reforma në vite të ndryshme. Me ndërhyrjen e institucionit të Avokatit të Popullit janë marrë disa masa nga qeveria për rritjen e pagës së ushtarëve aktivë në Forcat e Armatosura, ndërkohë që ende nuk ka gjetur zgjidhje masa e pensionit të ushtarakëve që kanë dalë në pension nëpërmjet reformës së vitit 1992. Në raport bëhet e ditur se ka një numër të konsiderueshëm ankesash të ushtarakëve apo ish-ushtarakëve që ndërpresin karrierën apo e kanë ndërprerë atë kohë më parë në kuadrin e reformës në FA qysh nga viti 1992. Këta persona ankohen jo vetëm që masa e pensionit të tyre është më e ulët se pensioni i kolegëve të tyre që kanë dalë në pension pas vitit 1993, edhe pse kanë qenë të barasvlershëm në detyrë, por ata kundërshtojnë dhe iniciativën e qeverisë për të ndryshuar ligjin për sigurimin shëndetësor suplementar të ushtarakëve të FA-së. Kërkesa apo ankesa të kësaj natyre janë paraqitur jo vetëm nga individë të caktuar, por edhe nga grupime të tjera ish-ushtarakësh. Në raport theksohet se kjo çështje, që përbën një nga shqetësimet më të mëdha të shtresës së ushtarakëve, vazhdon të mos gjejë zgjidhje nga organet qeveritare. Duke marrë shkas nga ankesat e grumbulluara veçanërisht për pagat e ulëta dhe shtesat mbi pagë për dëmtim shëndeti u bë i mundur zbatimi i urdhrit të ministrit të Mbrojtjes për krijimin e grupit të punës për rishikimin e shtesës mbi pagë të ushtarakëve. Grupi i punës, pas shqyrtimit, përgatiti katër tabela pagash, të cilat përafrojnë pagesën e ushtarakut aktiv të FA-së me atë të vendeve të NATO-s, megjithatë, rritja nuk është bërë në bazë të këtyre tabelave.
26 Qershor 2009