E Diel, 1 Nëntor 2026

I mituri u vjedh paratë në hotel konkurrenteve për “Miss Shqipëria 2009”



Kavajë – Akomodimi i konkurrenteve për “Miss Shqipëria 2009” në një hotel në Golem, duket se është mësuar nga një i mitur, i cili nuk ka nguruar të afrohet. Por në fakt ai nuk ka shkuar pranë hotelit për të parë nga afër konkurrentet ashtu siç ndodh rëndom me djemtë por qëllimi i tij ishte t’i zhvaste ato. Kështu të paktën dy konkurrenteve i mituri A. M, 14-vjeçar ka mundur tu marrë një sasi parash. Vjedhja ndodhi në orët e vonë të mbrëmjes duke i gdhirë dita e sotme kur A. M, 14- vjeç, lindur dhe banues në Kavajë është kapur në flagrancë duke vjedhur në një kompleksin turistik në Golem, një shumë parash. Sipas policisë i mituri kishte mundur të hynte në ambientet e brendshme të kompleksit pikërisht në apartamentet ku qëndronin konkurrentet për “Miss Shqipëria 2009”, ku ka arritur për t’i vjedhë dy konkurrenteve, shumën e parave prej 6 200 lekë, dhe shumën e parave prej 4 000 lekë e 15 euro. Alarmi i bukurosheve ka bërë që të mbërrijë policia e cila ka nisur procedimin penal ndaj 14-vjeçarit dhe në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Durrës të Seksionit të Miturve, për veprën penale të “vjedhjes”.

26 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›