E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli premton nga Belgjika, liberalizimin e vizave për shqiptarët

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli premton nga Brukseli liberalizimin e vizave me BE, në fundin e vitit të parë të mandatit të dytë qeverisës. Pas takimit me Patrik Deëal, kryetar i Parlamentit të Belgjikës, kryetarja e kuvendit, Topalli ka premtuar se brenda vitit 2010- të qeveria shqiptare do të arrijë liberalizimin e plotë të regjimit të vizave, proces për të cilin ka marrë mbështetje edhe nga homologu belg. edhe për shkak të rëndësisë që qytetarët shqiptare i japin këtij procesi. Nga ana e saj Topalli e konsideroi mbështetjen e Belgjikës, të një rëndësie të veçantë, pasi vitin e ardhshëm ky vend merr Presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit belg vlerësoi reformat ekonomike të Shqipërisë dhe vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe premtoi rritje të investimeve belge në Shqipëri. Padyshim që i shpreha mirënjohjen e shtetit shqiptar dhe Kuvendit të Shqipërisë për këtë mbështetjen që Parlamenti dhe Presidenti Dewal ka dhënë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mirënjohje të thellë për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë për shqiptarët në Kosovë dhe për vazhdimësinë e zhvillimeve të reja politike, ekonomike, integruese të Kosovës. Në mënyrë të veçantë u ndalëm në përpjekjet që Shqipëria po bën, në arritjet që Shqipëria ka realizuar, në mënyrë të veçantë në ambicien e madhe tonën, në mënyrë që në fundin e vitit të parë të mandatit të dytë shqiptarët të lëvizin pa viza, ka theksuar kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›