Ekspertët e ODIHR mbërrijnë në Shqipëri për zgjedhjet
Kanë mbërritur në Shqipëri ekspertët e misionit monitorues ndërkombëtar të zgjedhjeve, ODIHR. Mësohet se ata do të qëndrojnë disa ditë në vendin tonë dhe në fund do të dalin me një raport të posaçëm për nevojat që paraqet procesi i zgjedhjeve të 28 qershorit. Sa herë ka zgjedhje në vendin tonë, misioni i ODIHR-it ka qenë i pranishëm, duke rekomanduar dhe këshilluar palët e politikës në Shqipëri për gjërat që nuk shkojnë dhe që duhet të përmbushen në emër të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Ekspertët e misionit të ri të ODIHR- it kanë filluar ditën e djeshme takimet me përfaqësues të pushtetit qendror dhe atij vendor, duke marrë informacion për të gjitha mungesat apo gjërat e nevojshme që i duhen procesit. Paraprakisht, rezervat e tyre lidhen me mosecurinë si duhet të procesit të pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit.