Imuniteti i Mediut, Topalli sulmon kryeprokuroren Ina Rama
Kryeparlamentarja e akuzon për “fshehje” të dokumenteve. Topalli “shkel me të dyja këmbët” vendimin e Kushtetueses
Habion Hasani
Shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu ka hyrë dje në një “rrugë pa rrugë”. Pas jehonës së fuqishme të shpërthimit që tronditi vendin më 15 mars, Prokurorisë i janë lidhur duart për hetimin e të dyshuarit “me peshë të rëndë” të çështjes, Fatmir Mediu. Vetë kryetarja e Parlamentit, njëkohësisht dhe kryesuesja e Këshillit të Imuniteteve, Jozefina Topalli, ka pohuar se vendimi për imunitetin e ish-ministrit të Mbrojtjes do të “sitet” mirë dhe do të shkojë në afate të papërcaktuara. Por motivi bazë kryesor që ka çuar në këtë zvarritje pa afat ka të bëjë me pretendimin se deputeti Mediu ka sjellë disa dokumente të reja që mund të provojnë pastërtinë e tij. Këtu ka marrë shkas dhe qëndrimi i kryeparlamentares Topalli, e cila është shprehur se Prokuroria nuk ka sjellë dokumentacion të plotë, ndërsa mënyra se si Topalli e ka artikuluar këtë qëndrim ka lënë të kuptohet se Prokuroria e Përgjithshme e ka privuar Parlamentin nga prova dhe dokumente domethënëse. Në këtë mënyrë kryeparlamentarja Topalli ka shënjuar një qëndrim të paprecedentë duke marrë rolin e gjykatëses mes Prokurorisë dhe të pandehurit (deputetit Mediu). Ky rol i Topallit duket se është jashtë çdo kornize ligjore e për më tepër kur pikërisht për këtë çështje ka një praktikë të sqaruar tashmë.
Sollaku - Kazus
Ndërsa ka vendosur të “bëjë gjyqin” e vlerës që paraqesin dokumentet e Prokurorisë së Përgjithshme, kryeparlamentarja Topalli duket se ligjërisht duhej të sillej krejt ndryshe. Rreth një vit më parë, pas ankesës së ish-kryeprokurorit Sollaku, Gjykata Kushtetuese ka dalë në një vendim të posaçëm ku bënte interpretimin lidhur me masën dhe nivelin e ndërhyrjes së Parlamentit në logjikën dhe praktikat penale të Prokurorisë. Thelbi i këtij vendimi ishte se asnjë deputet apo grup deputetësh nuk kishin të drejtën dhe tagrin ligjor të (para)gjykonin mbi provat dhe dosjet e sjella nga organi i Akuzës. “Në lidhje me kërkesën e z. Theodhori Sollaku, paraqitur prej tij në kohën që kryente detyrën e prokurorit të Përgjithshëm, me objekt zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese vendosi: “Të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencës së lindur midis organeve shtetërore, subjekt në këtë mosmarrëveshje dhe të deklarojë se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka kompetencë të kontrollojë dhe të vlerësojë vendimet e prokurorëve në çështjet konkrete për mosfillimin e procedimit penal, për pezullimin e hetimeve, për pushimin e çështjeve penale, për marrjen e masave të sigurimit, si dhe të vendimeve e veprimeve të tjera të prokurorëve që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq”, - konkludon vendimi i Kushtetueses. Në këto kushte është e qartë se kryetarja e Parlamentit ka dalë jo vetëm mbi kompetencat e Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe mbi ato të Gjykatës Kushtetuese.
Mediu është gati
“Edhe sot e jap me vullnet të plotë imunitetin, por Prokuroria duhet ta kërkojë me prova evidente heqjen e imunitetit si deputet”, - ka deklaruar dje në mesditë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Më tej Mediu është paraqitur para Këshillit të Mandateve ku ka bërë dhe dorëzimin e disa dokumenteve të protokolluara që sipas tij do të hidhnin dritë mbi të vërtetën e përgjegjësive dhe qëndrimit të tij. Mediu ka komentuar politikisht dhe publikisht punën e Prokurorisë, duke cilësuar se puna e këtij institucioni është tendencioze. “Tri kërkesat e Prokurorisë për heqjen e imunitetit tim si deputet janë tendencioze. Kam prova që kjo kërkesë nuk është e bazuar në prova se unë kam shpërdoruar detyrën si ministër i Mbrojtjes”, -deklaroi Mediu. Më tej ish-ministri i Mbrojtjes duket se ka artikuluar dhe një paradoks të vërtetë, kur është shprehur se Prokuroria kishte kërkuar vetëm heqjen e imunitetit të tij duke mos e hetuar atë për çështjen e Gërdecit. Por kërkesa e Prokurorisë në të vërtetë kërkon heqjen e imunitetit të deputetit Mediu pikërisht për të nisur hetimin e tij për ngjarjen e Gërdecit. “Kjo kërkesë, që nga përmbajtja kërkon vetëm heqjen e imunitetit tim si deputet dhe jo për hetimin e çështjes e Gërdecit, më detyron të deklaroj se kërkesa është e pabazuar në ligj”, - tha dje Mediu.
Pretendimet, Prokuroria Vs. Mediu
Prokuroria: Veprimet dhe mosveprimet e kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore nga ish-ministri i Mbrojtjes ka të dhëna se kanë lidhje shkakësore me ngjarjen e ndodhur në Gërdec.
F. Mediu: Kjo kërkesë që nga përmbajtja kërkon vetëm heqjen e imunitetit tim si deputet dhe jo për hetimin e çështjes e Gërdecit, më detyron të deklaroj se kërkesa është e pabazuar në ligj.
Prokuroria: Në analizë të rrethanave krijohet dyshimi i arsyeshëm se ish-ministri i Mbrojtjes, z. Mediu, u kishte dhënë premtimin subjekteve të interesuara dhe kishte marrë vendimin për të realizuar këtë marrëdhënie biznesi. Kjo vërtetohet me të dhënat dhe provat që ju parashtrojmë në vijim të kësaj kërkese.
F. Mediu: Tri kërkesat e Prokurorisë për heqjen e imunitetit tim si deputet janë tendencioze. Kam prova që kjo kërkesë nuk është e bazuar në prova se unë kam shpërdoruar detyrën si ministër i Mbrojtjes.
Prokuroria: Caktimi i Gërdecit si vend çmontimi dhe çmilitarizimi të municionit është bërë në mungesë të verifikimit dhe vlerësimit të strukturave përkatëse të specializuara të Shtabit të Përgjithshëm.
F. Mediu: Analiza e tyre është jo e drejtë dhe jologjike. Ka qenë Shtabi i Përgjithshëm që analizoi kërkesën e SAC dhe ka qenë Shtabi që ka pasur marrëdhënie paraprake me MEICO-n. Unë përherë kam kërkuar nga strukturat ushtarake që të kihet kujdes i posaçëm me rregullat demontimit.
31 Maj 2008