Operacioni “Premtimi”, trafikonin femra drejt Kosovës, në pranga tre trafikantët
TIRANË- Premtimi i pambajtur ka çuan në pranga tre persona, pasi akuzohen për trafikim femrash nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se, në kuadër të operacionit policor të koduar “Premtimi”, i kryer nga efektivët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme janë arrestuar 3 persona të dyshuar për konsumi të veprës penale të “trafikim i femrave” dhe një i katër është shpallur në kërkim. Burimet zyrtare nga uniformat blu thanë se, të arrestuar janë, Zylyftar Tare, 26 vjeç, banues në Tiranë, Ilir Saraçi, 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Agron Sinani, 25 vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë për veprën penale të “dezertim nga shërbimi ushtarak”, me 6 muaj burg. Gjithashtu në kërkim është shpallur Kudusi Hoka, 25 vjeç. Sipas policisë, këta persona dyshohet se bashkëpunim me njëri tjerin në kohë e periudha të ndryshme kanë konsumuar elementë të veprës penale të “trafikimit të femrave”. Arrestimi i tyre është bërë falë një hetimi intesiv të nisur prej policisë. Në përfundim ka rezultuar se Zylyftar Tare, strehonte në banesën e tij të ndodhur në Linz në Tiranë, tre vajza, respektivisht të moshave 15, 18 dhe 19 vjeç, të cilat ishin bërë gati që të transportoheshin. Lëvizja e tyre nga Shqipëria drejt Kosovës do ta bënin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të arrestuarit, Ilir Saraçi, Agron Sinani dhe Kudusi Hoka, i shpallur në kërkim. Dërgimi i tyre në Kosovë do të bëhej me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të tyre. Nga informacionet operative të poseduara, ka rezultuar se këto shtetas, po pregatisnin terrenin duke siguruar trasportimin e tre vajzave në destinacion, duke kaluar Pikën e Kalimit Kufitar, me Kosovën. Policia tha se, pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe proceduriale, dosja me materialet në ngarkim të shtetasve të arrestuar, i kanë kaluar Prokurisë për Krime të Rënda për kryerje të veprës penale “trafikimit të femrave”.
20 Korrik 2010