Topalli në Konferencën Botërore lobon për njohjen e Kosovës
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është rikthyer dje në Zvicër, aty ku mbahet edhe Konferenca Botërore e kryeparlamentarëve. Topalli u kthye në Shqipëri pas aksidentit tragjik që i mori jetën 14 personave, ndërsa nuk nguroi të vizitonte të plagosurit në Spitalin Ushtarak e të ngushëllonte nga afër familjet e viktimave. Gjatë Konferencës Botërore të kryeparlamentarëve, Topalli do të lobojë për njohjen e Kosovës, kryesisht me homologët e vendeve afrikane, të cilët ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shteti më të ri në Ballkan. Gjatë qëndrimit në këtë konferencë, Topalli pritet të takohet edhe me homologë nga Amerika Latine, tema e bisedave me të cilët do të jetë njohja e Kosovës. Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit do të takojë edhe sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.
20 Korrik 2010