E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre të rinj në pranga, kishin bërë prostitutë një 15-vjeçare



Artan CENA
TIRANË - E kishin marrë nga Durrësi dhe e shfrytëzonin në Tiranë për prostitucion. Është historia e një vajze 15-vjeçare, e cila shfrytëzoj nga tre të rinj, mes tyre dhe një 16-vjeçar. E mitura e shiste trupin e saj në periferinë e kryeqytetit, por dhe në qendër. Tutorë të saj ishin tre djem, të gjithë nga Lezha dhe që jetonin me qira në Tiranë. Ata janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar “Ekstremi”. Hetimet janë bërë nga efektivët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme. Ata që dy muaj më parë kishin marrë në rrugë operative se, 15-vjeçarja, të cilës policia nuk i ka bërë të ditur emrin, shfrytëzohej nga tre të rinj. Ata e nxirrnin në rrugë që të ofronte seks kundrejt pagesës. Por mëngjesin e djeshëm tre tutorët mes tyre dhe një 17-vjeçar janë vënë në pranga. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se, i arrestuar është, Bledar Uka, 20 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për “vjedhje”. I prangosuri i dytë është Dritan Uka, 22 vjeç, lindur në Lezhë e banues me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për “vjedhje”. Në pranga ëstë vënë dhe 16-vjeçari me inicialet T. T., lindur në Lezhë e banues me banim të përkohshëm në Tiranë dhe ky i dënuar më parë për “vjedhje”.
Hetimi
Informacionet e siguruara në mënyrë operative, kanë bërë që policia të nisë hetimin ndaj tre të rinjve. Ata dyshoheshin se ishin marrë një vajzë 15-vjeçare nga Durrësi, e kishin sjellë në Tiranë dhe e kishin bërë prostitutë. Aktiviteti i të rinjve ishte kryesisht periferia. Por nuk mungonin dhe rastet kur vajza e mitur shiste trupin e saj në qendër të kryeqytetit. Me këto dyshime ka nisur dhe hetimi ndaj dy kushërinjve Uka dhe adoleshentit. Gjatë kësaj kohe, policia ka zbuluar se ata të tre kishin marrë me qira një shtëpi në periferi. Aty jetonin së bashku me vajzën 15-vjeçare. Ndërkohë që, klientët zakonisht paguanin shuma prej 2 mijë deri në 5 mijë lekë, në këmbim të kënaqësive seksuale me vajzën. Ata shkonin në dhoma motelesh, e pasi mbaronin punë, paratë i merrnin të rinjtë, duke i dhënë një pjesë të vogël dhe vajzës. Pas hetimeve të kryera, policia ka mbledhur prova të mjaftueshme ndaj të arrestuarve. Uniformat blu kanë bërë përgjime të ndryshme, filmime dhe foto të të ndaluarve dhe vajzës që detyrohej të ushtronte prostitucion.
Akuzat
Tre të arrestuarit, Bledar Uka, Dritan Uka dhe adoleshenti me inicialet T. T., janë akuzuar se, në bashkëpunim me njëri-tjerin kanë konsumuar veprën penale të “trafikim të miturish”. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se, “bazuar në të dhënat operative që dispononte Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme, ka rezultuar se këto shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kane trafikuar për qëllime prostitucioni duke e detyruar me forcë, një shtetase të mitur 15-vjeçare nga qyteti i Durrësit, të cilën e shfrytëzonin në zonat e periferisë dhe qëndër të Tiranës për qëllime prostitucioni”.

Të arrestuarit
Bledar Uka , 20 vjeç
Dritan Uka, 22 vjeç
T. T., 16 vjeç

20 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›