Motoskafi i pret dorën e këmbën 16-vjeçarit
20/07/2010 Ndalohet pronari, adoleshenti rëndë në spital. I plagosuri po lahej në det kur u godit
DURRES- Është regjistruar viktima e parë në det e një pushuesi nga guida e mjeteve të ujit që bëjnë guidë pikërisht në brezin ku qëndrojnë pushuesit. Shtetasi me inicialet P. M ka dëmtuar rëndë dorën e këmbën në kohën që është goditur nga një motoskaf. Ngjarja aksidentale ka ndodhur në plazhin e sektorit “Rinia” që është në veri të qytetit të Durrësit dhe që administrohet nga komuna Katund i Ri.
Aksidenti
Gjithnjë sipas burime zyrtare thuhet se 16-vjeçari pushues ka qenë duke u larë në det teksa motori i ujit e ka goditur në trup duke mos i dhënë asnjë mundësi për t’u mbrojtur. Pas ngjarjes policia ka akuzuar për këtë aksident të rëndë shtetasin Indrit M.. Shtetasi 38-vjeçari Murati banues në lagjen numër 18 të qytetit të Durrësit është pronar i një mjeti, të cilin e ka drejtuar pa dëshmi aftësie. Ai është ndaluar nga policia edhe për shkak se i dëmtuari ka qenë në gjendje të rëndë. Viktima e detit ka dëmtuar rëndë dorën e këmbën, të cilat thuhet se rrezikon t’i humbasë. Vetëm një javë më parë drejtori i policisë së kufirit dhe migracionit Drejtues Naim Manuka ka pohuar se mjetet e detit janë një problem shumë serioz për policinë. Motorët e ujit drejtohen nga persona pa dëshmi përkatëse dhe se këta persona bëjnë guidë në cekëtinë duke vënë në rrezik jetën e pushuesve. Një vit më parë në plazhin e Durrësit ka humbur jetën një shtetas kosovarë ngase pushuesi kosovarë është goditur në kokë nga motoskafi. Autori i kësaj tragjedie nuk është identifikuar, ndërkohë që drejtuesi Naim Manuka ka pohuar se është rritur rreziku për pushuesit nga kjo kategori. Madje komisari i policisë së portit të Durrësit ka akuzuar strukturat e njësive të qeverisjes vendore për bashkëpunim me persona problematik. Fakti që policia kufitare e Durrësit detyrohet të patrullojë me fare pak mjete hapësirën bregdetare nga Shëngjini deri në grykëderdhje të Shkumbinit ka ulur ndjeshëm ndëshkimin e mjeteve të detit që rrezikojnë jetën dhe qetësinë e pushuesve.