E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni "Skooter" zbret në brigjet e jugut

Ngjarja e Durrësit, ku një pushues u aksidentua nga një motor uji, ka vënë në lëvizje edhe efektivët e policisë kufitare të Vlorës. Prej dy ditësh, nga ana e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Vlorë ka nisur një operacion i gjerë që ka në qendër të vëmendjes motorët e ujit. Drejtori i kësaj policie, Myzafer Elezi pohon për "Shqip", se operacioni "Skooter" ka në vëmendje zonën nga Semani deri në Konispol. Ai do të krehë zonat ku operojnë mjete të tilla për të kryer kontrollet e dokumentacionit të këtyre mjeteve lundruese dhe të drejtuesve të tyre. Elezi tha se do të merren masa të rrepta për personat që posedojnë mjete të paregjistruar aapo që drejtojnë këto mjete të shpejta lundruese, pa pasur dëshmi aftësie.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›