E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Sporti i vjetër, kapen tre shpërndarës heroine nëpër lokale

Elbasan, 27 janar, NOA Tre shpërndarës
heroine kanë rënë në pranga gjatë një operacioni të koduar me emrin Sporti i
vjetër, organizuar nga forcat e policisë së Elbasanit.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e
Lajmeve NOA, duke saktësuar se emrat e të ndaluarve janë Gerti Hysenbelliu, 21 vjeç;
Klevis Gjini, 19 vjeç dhe Renato Bakalli, 21 vjeç; që të tre lindur e banues në
qytetin e Elbasanit.

Më tej, sqarohet sesi në bazë të informacionit
të marrë rreth tyre në rrugë operative, u konstatua se Gerti Hysenbelliu merrej
me shpërndarje të lëndës narkotike, konkretisht në mjediset e lokalit në pronësi
të një gruaje me inicialet D.R, së bashku me dy shokët e tij Klevis Gjini dhe
Renato Bakalli.

Nga ana e policisë këtyre personave iu ushtrua
një kontroll i imtësishëm duke iu gjetur 9 qese të vogla plasmani, brenda së
cilës gjendej një mase pluhuri me ngjyrë të kuqurremtë, e ngjashme me heroinën,
me peshë prej 1.6 gram.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes,
ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi
veprën penale Prodhim dhe shitje e narkotikëve, e cila parashikohet nga neni
283/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›