E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kërkesa antishqiptare, PS tentoi përjashtimin tonë nga Këshilli i Evropës

Tiranë, 27 janar, NOA
Qëndrimi i udhëheqjes së Partisë Socialiste duke i shkruar letër Këshillit të
Evropës se ... sfidon kredencialet e një anëtari dhe delegacionit shqiptar në
këtë organizëm, përbën një akt të paprecedent në historinë e Këshillit të Evropës.

Kështu e ka vlerësuar
qëndrimin  e mbajtur nga partia më e
madhe opozitare ndaj çështjes së pranisë së Shqipërisë në KiE, kryeministri Berisha
gjatë një fjale që po mban aktualisht në hapjen e mbledhjes së qeverisë.

Partia Socialiste kërkoi
në të vërtetë përjashtimin de facto të vendit pas 15 vitesh anëtarësi në Këshillin
e Evropës.  Kjo përbën kërkesën më
antishqiptare dhe antidemokratike të formuluar gjatë këtyre 15 viteve ndaj
Shqipërisë, tha Berisha.

Sipas tij, kjo kërkesë
nuk u formulua nga grupe marksiste-leniniste, guerrilas apo grupe terroriste,
por e formuloi udhëheqja e partisë kryesore opozitare.

Duke zbardhur të vërtetën
e asaj që ndodhi në Këshillin e Evropës, kryeministri tha më tej se zgjedhja e
deputetit socialist Kastriot Islami në delegacionin shqiptar, nuk u bë për
diversion ndaj Partisë Socialiste, por se ai është anëtar i Kryesisë së saj dhe
se i vetmi anëtar i saj që kishte kredenciale në Asamblenë Parlamentare të Këshillit
të Evropës.

Delegacioni i
parlamentit shqiptar i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, do të duhej të merrte
kredenciale si për çdo delegacion që del nga zgjedhjet e përgjithshme dhe në
përputhje të plotë me rregullat, Kuvendi dërgoi përbërjen e tij. Por meqë
opozita nuk ishte në parlament, i vetmi person që mund të dërgohej në
delegacion, ishte Kastriot Islami, sepse ai kishte në fuqi të plotë
kredencialet e qenies së tij si anëtar i Këshillit të Evropës dhe natyrisht që
i takonte Asamblesë ripërtëritja e tij, por ai i kishte dyert e hapura se
kishte mandatin e saj, sqaroi situatën e krijuar kryeministri Berisha.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›