E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesit e LMN, takime sot në Bruksel për bojkotin e PS

Bruksel, 27 janar, NOA - Tre deputetë të
Partisë Socialiste, të njohur si përfaqësues të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe
brenda kësaj force politike ndodhen sot në Bruksel, ku tuhet se do të takohen me autoritete
evropiane për të diskutuar mbi çështjen e bojkotit të shpallur prej kohësh nga kryesocialisti
Edi Rama. Bëhet fjalë për deputetët Ben Blushi, Andis Harasani dhe Kastriot
Islami, të cilët janë shprehur se në Bruksel do të paraqesin shqetësimin në
emër të Lëvizjes për Mendim Ndryshe në PS.

"Qëllimi ynë është të paraqesim
shqetësimin dhe të japim një opinion tonin se si mund të zgjidhet kjo situatë
që është krijuar me bojkotin e PS-së", kanë pohuar ata.

Nga ana tjetër, kryesocialisti Edi Rama bëhet
me dijeni se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nuk dihet nëse do të
zhvillojë takime politike për situatën e krijuar në vend, por ajo që dihet me
siguri është se do të mbajë leksion në një universitet.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›