E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni “Stafeta” dërgon në qeli 5 trafikantë klandestinësh



Korçë – Katër persona janë arrestuar në Korçë nën akuzën e trafikut të klandestinëve. Të arrestuarit janë: Ilirjan Bardhushi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Ravonik, Korçë; Gjergji Gavri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Kapshticë, Devoll; Melsi Bylyku, 26 vjeç, lindur dhe banues në Trestenik, Devoll; Mustafa Eshi, 44 vjeç, lindur dhe banues në Bilisht. Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të kalonin 10 shtetas nga rrethet Korçë, Kavajë dhe Elbasan, në mënyrë të paligjshme, në drejtim të shtetit grek, kundrejt shpërblimit nga 800 deri në 1000 euro për person. Gjithashtu nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se si bashkëpunëtor i tyre është dhe 24-vjeçari Mariglen Qylalli, lindur dhe banues në Vashtemi-Korçë, për të cilin policia tha se po punohet për kapjen e tij.

3 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›