Reforma në RENEA, zbatohet rregullorja e re, largohen 7 specialë
Efektivat me grada të rolit zbatues nuk duhet të kenë moshë më të madhe se 45 vjeç. Rregullorja e re, e bazuar edhe në atë të Forcave Speciale Gjermane
Luan Kondi
Tiranë – Të gjithë e dimë kontributin e tyre në operacionet më të vështira apo në sukseset e shumta që kanë arritur në betejat me kontigjentin më të rrezikshëm kriminal, por rregulli e do që do të ketë një limit moshe për ata që shërbejnë te RENEA. Reparti special është përfshirë nga ethet e largimeve, pasi ka hyrë në fuqi rregullorja e re, e cila i referohet asaj të Forcave Speciale Gjermane. Në këto forca do të qëndrohet deri në moshën 45 vjeç. Rregullorja është miratuar që në fund të vitit 2007, ndërsa ka shkuar për zbatim tashmë në repartin elitë të policisë shqiptare. Shtatë efektivë detyrohen të lënë detyrat e tyre në repartin special dhe të vendosin mes daljes në reformë apo kontribuimit në ndonjë detyrë tjetër në shërbimin policor.
Rregullorja
Askush nuk ka pyetur ndonjëherë se cila është mosha mesatare e këtij reparti, edhe pse vitet rrjedhin. Bazuar në statistikat e marra në konfidencë mësohet se mosha mesatare e efektivit të këtij reparti është 34-35 vjeç. Ishte menduar të gjendej një zgjidhje, pra të kishte një rregullore me kritere bazë për këta specialë bazuar edhe në ato me të cilat operojnë homologët e tyre në Europë. U pa më i përshtatshëm aplikimi i rregullores së Forcave Speciale të Gjermanisë, ku kufiri maksimal i aderimit në këto forca, për efektivat që mbajnë gradat e nivelit zbatues, është 45 vjeç. Duke pasur parasysh faktin që mjaft efektiva të policisë aspirojnë të jenë efektivë të RENEA-s, që ka një numër të përcaktuar rigorozisht, kur dhe mosha mesatare e efektivit rritet, është parë e udhës të vendoset kriter moshe për marrjen e efektivave të rinj në moshë. Përvoja e vendeve europiane tregon se në disa prej tyre nuk mund të shërbesh në Forcat Speciale më shumë se dhjetë vjet. Referuar kushteve specifike që ka policia shqiptare, e cila ende nuk mund t’u sigurojë një karrierë të sigurt specialëve që largohen nga këto forca, është parë si më e përshtatshme vendosja e kriterit të moshës kufi. Mendohet që edhe për nivelin drejtues të ketë kriter moshe dhe është në diskutim se për ta nuk mund të ketë qëndrim te RENEA pas të 50-tave, sepse kihet parasysh natyra e vështirë e shërbimeve që kryen ky repart.
Testimi i fundit
Pasi u është komunikuar kriteri i rregullores së re, shtatë efektiva që largohen nga këto forca, me gradën maksimale të nivelit zbatues, pra kryeinspektorë, kanë firmosur daljen në reformë për të ruajtur shpërblimin prej afro 40 mijë lekësh. Kjo ndodh për faktin se ata nëse do të shërbenin në detyra të tjera në Policinë e Shtetit, do të binin nga paga e mësipërme. Vendin e tyre do ta zënë shtatë efektiva të rinj, të ardhur nga radhët e policisë, tre nga Patrulla e Përgjithshme dhe katër nga Ndërhyrja e Shpejtë. Në konkurrimin e realizuar rreth 6 muaj më parë u paraqitën 80 efektiva të policisë, por 40 prej tyre janë skualifikuar për shkak të moshës, që duhet të ishte më e vogël së 28 vjeç apo gjatësisë. Nga 40 kandidatët që vazhduan konkurrimin, vetëm 7 prej tyre janë përzgjedhur për të veshur uniformën e specialit. Pritet që ata së shpejti të ingranohen në njësitë taktike të RENEA-s.
Operacioni “Balerina”, kapen tre burra që prostituonin femra
Tiranë - Drejtoria kundër Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Policisë së Durrësit, realizuan dje operacionin e koduar “Balerina’ për trafikun e prostitucionit. Të arrestuarit janë Mehdi Xhihani, 45 vjeç, lindur në Korçë e banues në Durrës, Xhemal Zenuni, 21 vjeç, lindur në Elbasan banues në Shijak dhe Altin Brahimi, 25 vjeç, lindur e banues në Durrës. Ndalimi i tyre është bërë për veprën penale të “trafikimit të femrave, e kryer në bashkëpunim”, në një operacion të kryer njëkohësisht në qytetet e Korçës dhe Durrësit. “Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë rekrutuar 21-vjeçaren M. LL. për ta trafikuar drejt Greqisë për prostitucion”, - pohoi policia. Nga hetimet ka rezultuar se këta tre persona kanë tentuar të rekrutojnë dhe tri vajza të tjera me qëllim trafikimin drejt Greqisë dhe më pas shfrytëzimin e tyre për prostitucion.
3 Mars 2009