Operacioni “Tifozët” sekuestoron 4. 2 kg heroinë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Ishin veshuar me ngjyrat e flamurit duke bërë tifo për shkuandrën kombëtare, por nën pentkun e festën kishin fshehur 4.2 kilogram heroinë. Euforia e ndeshjes ka favorizuar tre trafikantë droge ta dërgojën atë deri pranë portit të Durrës. Por një kontroll rutinë i policisë ka mundur të zbulojë sasinë e heroinës, e cila kishte për dëstianacion Italinë. Operacioni i koduar "Tifozët" ka vënë në pranga tre shqiptarë të Maqedonisë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.
Operacioni
Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se janë vënë në pranga Isein Nasufi, 41 vjeç, me detyrë punonjës i policisë kufitare maqedonase, Dritan Gjura, 33 vjeç, me profesion mësues dhe Madrit Istrefi, 30 vjeç, që të tre lindur e banues në Strugë-Maqedoni, janë arrestuar në flagrancë në lagjen 13 të qytetit bregdetar, ndërkohë që droga me destinacion Italinë, ishte vendur në një auomjet tip Golf.
Intinerari
Të tre personat rezultonin të kishin ardhur në Shqipëri për të parë ndeshjen Suedi-Shqipëri, emër nga i cili mori pikënisjen dhe operacioni i koduar. Nga hetimet paraprake dyshohet se njëri prej tyre, Nasufi e ka përdorur funksionin e tij si punonjës kufiri për të trafikuar lëndë narkotike. Nga Policia e Shtetit mesohet se te tre maqedonasit jane perfaqesus të një grupi nderkombetar të lëndëve narkotike. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të këtij trafiku, i cili dyshohet se mund të jetë më i gjerë se aktiviteti i 3 shqiptarëve nga Maqedonia.
Akuzat
Tre të dyshuarit akuzohen për veprën penale të "trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 283 e 25 të Kodit Penal. Nga hetimet e kryera me metoda speciale ka rezultuar se personat e arrestuar në bashkëpumin me njëri- tjetrin kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike. Si rezultat i punës hetimore në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit është bërë e mundur sekuestrimi i 4.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë, të cilat kanë qenë të vendosura në një automjet tip Golf. Në cilësinë e provës materiale, përveç lëndës narkotike, janë sekuestruar edhe 30 500 USD, 6 mijë franga zvicerane, mjeti Golf dhe 4 celularë. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të këtij trafiku.
Të arrestuarit
1. Isein Nasufi, 41 vjeç, lindur e banues në Strugë, Maqedoni, me detyrë punonjës i policisë kufitare maqedonase.
2. Dritan Gjura, 33 vjeç, lindur e banues në Strugë, Maqedoni, me profesion mësues.
3. Madrit Istrefi, 30 vjeç, lindur e banues në Strugë-Maqedoni, me arsim 8 klasë.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008