Operacioni “Trashëgimtari” tetë nëna denoncuan mjekët dhe mamitë
Sot pritet që të arrestuarve t’u komunikohet akuza në Gjykatën e Tiranës. Denoncueset kanë dhënë detaje për shumën dhe skemën e mitmarrjes
Laureta Rryçi
Operacioni “Trashëgimtari” që solli arrestimin e tre mjekëve dhe infermierëve ka të dokumentuar akuzat e tetë nënave. Burime pranë institucionit të akuzës pohuan dje për gazetën “Albania” skemën si funksiononte mitmarrja. Nëna edhe pse me lindje natyrale mësohet se kanë paguar 30 mijë lekë të reja menjëherë kur mjeku iu ka dhënë lajmin për ardhjen në jetë të trashëgimtarit. Por sipas denoncimeve nuk kanë munguar rastet kur për disa para më shumë mjekët kanë futur për operacion nëna që mund të kryenin lindje natyrale. Sipas denoncimeve në të tilla raste kuota rritej në 50 mijë lekë. Denoncueset kanë rrëfyer se ata që iu merrnin dhe paratë iu tregonin se nuk do i mbanin të gjitha për vete por do i ndanin me anestezistin, mamin apo mjekun e dytë që asistonte në lindje. Të gjitha këto dhe shumë të dhëna të tjera tashmë janë dokumentuar në dosjen që gjendjet në Prokurorinë e Tiranës. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan se mjekët dhe infermierët pritet të vijnë sot në Gjykatën e Tiranës për t’iu komunikuar akuza zyrtarisht. Gjykata ka caktuar në shtëpitë e gjithsecilit nga një polic në mënyrë që të pesë personat të mos dalin nga shtëpia e tyre. Po kështu është dhënë urdhër që ata nuk mund të vizitohen nga persona jashtë shtëpisë.
Arrestimi
Policia e Tiranës arrestoi dy ditë më parë tre mjekë dhe dy infermiere të Materniteti Obsetrik-Gjinekologjik “Koço Glozheni”. Nga të dhënat e Policisë së Shtetit akuzat janë për veprën penale të korrupsionit pasiv. Të pesë personat akuzohen se u kanë marrë para nën dorë pacientëve për shërbimin mjekësor të ushtruar ndaj tyre. Sipas njoftimit zyrtar të policisë efektivat blu kishin ekzekutuar vendimet e marra disa orë më parë nga Gjykata e Tiranës. Po të njëjtat burime sqaruan se gjyqtari i gatshëm pasi ka mësuar kërkesën e prokurorit kishte vendosur arrest shtëpie për tre mjekët dhe dy infermierët e maternitetit “Koço Gliozheni”. Bluzat e bardha akuzohen për ryshfet dhe mitmarrje ndërsa ishin nën hetim nga policia prej tetë muajsh.
Mjekët
Sipas njoftimit të policisë në “arrest shtëpie” janë vënë Petrit Rexhepi 56 vjeç Shef Pavijoni te “Koço Glozheni”; Dritan Xhangolli, obstetër në këtë maternitet; Hyra Reçi, infermiere-mami; Nilka Ferhati, mami. Gjithashtu në arrest shtëpie është vënë edhe Lefter Mano, anestezist po në këtë maternitet. Sipas deklaratës së policisë, specialistët e seksionit Kundër Korrupsionit pranë Policisë së Tiranës, në sajë të një hetimi intensiv 8- mujor, i realizuar me teknika speciale të hetimit, në bashkëpunim me Njësinë Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë përfunduar me sukses operacionin policor të koduar “Trashëgimtari”. Personat e arrestuar dyshohen se për këtë periudhë 8 -mujore hetimi, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit të shërbimit mjekësor në (lindje normale dhe lindje me operacion), për disa shtetase. Procedimi penal në ngarkim të tyre, filloi mbi bazën e disa kallëzimeve të kryera nga disa paciente, të cilat kanë deklaruar se stafi mjekësor i lartë përmendur, kanë përfituar prej tyre, një shumë të konsiderueshme parash, për ofrimin e shërbimeve mjekësore të mësipërme. Nga specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik - Financiar ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, nën akuzën e “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal. Vendimet e Gjykatës, për ndalimin e tyre u ekzekutuan në banesë dhe në ambientet ku ata ishin të punësuar.
30 Shtator 2009