ProCredit Bank mbush 10 vjet aktivitet në Shqipëri
Banka përuron hapen e zyrave të reja qendrore në Tiranë. Në ceremoni ishte i ftuar dhe kryeministri Sali Berisha
ProCredit Bank përuroi dje me një ceremoni festive hapjen e zyrave të reja qendrore të saj në Tiranë, një investim ky i rëndësishëm në emër të një prezence të gjatë në vend që përkon dhe me 10-vjetorin e licencimit nga Banka e Shqipërisë. Me këtë rast, ambientet e reja të ProCredit Bank u vizituan nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, Dr. Claus Peter Zeitinger, drejtor i Bordit Supervizor të ProCredit Bank, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, drejtues të lartë të sistemit bankar në Shqipëri, si përfaqësues të Trupit Diplomatik, përfaqësues të shumtë biznesesh, klientë të bankës etj.
ProCredit Bank, fillimisht një fondacion kreditues me strategji të qartë dhe afatgjatë të fokusuar në zhvillimin e potencialit ekonomik të vendit, është e pranishme në Shqipëri prej 14 vjetësh e mbështetur nga aksionerë të fuqishëm ndërkombëtarë si “ProCredit Holding AG” dhe “Commerzbank AG”. ProCredit Bank është një ndër bankat e para të huaja në Shqipëri dhe e para që u përqendrua në mënyrë të veçantë në grupet në nevojë, bizneset e vogla, zhvillimin dhe kreditimin bujqësor, duke ofruar kështu një larmi shërbimesh, njohje të kulturës bankare dhe të kursimit. Deri më 31 dhjetor 2008 më shumë se 143 mijë klientë i kanë besuar kursimet e tyre ProCredit Bank në Shqipëri.
Aktiviteti
Plot 10 vjet nga licencimi në Shqipëri, banka ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit duke u qëndruar pranë, asistuar e ndihmuar qindra biznese, duke e pasuruar tregun bankar në vend jo vetëm me shumë produkte e shërbime, por edhe me vlerat tona korporative si transparenca ndaj klientëve dhe përgjegjësia sociale. Stafi është përfshirë në vazhdimësi në një sërë aksionesh sociale në mbrojtje të mjedisit dhe në ndihmë të njerëzve në nevojë në Shqipëri, sikurse kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë të 18 mijë punonjësit e Grupit Bankar ProCredit të përhapur në 651 degë të tij në të gjithë Europën Lindore, Amerikën Latine dhe Afrikë.
Misioni
ProCredit Bank është një bankë e orientuar drejt zhvillimit që ofron një shërbim të plotë bankar. Fokusi ynë është dhënia e kredive për sipërmarrjet shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe i japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. Ndryshe nga bankat e tjera, ProCredit Bank nuk promovon kreditë konsumatore. Fokusi ynë është të ofrojmë një shërbim bankar të përgjegjshëm dhe të krijojmë një kulturë kursimi tek klientët tanë. Aksionerët tanë presin një fitim të qëndrueshëm nga investimi, por nuk janë kryesisht të interesuar për maksimizimin afat shkurtër të fitimit. Ne investojmë shumë në trajnimin e personelit tonë për të krijuar një mjedis pune të kënaqshëm dhe efikas, si edhe për t’u siguruar klientëve tanë shërbimin më miqësor dhe më konkurrues në treg.
Aksionerët
ProCredit Bank në Shqipëri u themelua në vitin 1995 si "Fondacioni për Sipërmarrje, Financë dhe Zhvillim" (FEFAD) ku 100% e kapitalit aksioner sigurohej nga “KfW”. Fokusi i institucionit ishte të siguronte mundësi financimi për bizneset shqiptare të vogla dhe shumë të vogla. Pavarësisht nga trazirat politike dhe ekonomike në vend në vitin 1997, FEFAD-i arriti të ketë një performancë financiare të suksesshme dhe morri licencën bankare në vitin 1999 duke u kthyer kështu në “FEFAD Bank”. Aksionerët themelues të bankës ishin Fondacioni FEFAD, ProCredit Holding (atëherë e njohur si IMI), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), si dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare. Këtyre aksionerëve ju bashkua edhe “Commerzbank AG” në vitin 2002. Këtë vit, ProCredit Holding forcoi edhe më tej pozicionin e saj në bankë duke blerë aksionet e EBRD-së. Kapitali i paguar është rritur vazhdimisht dhe aktualisht arrin në 11.8 milionë euro. Në vitin 2003, institucioni mori emrin "ProCredit Bank", duke reflektuar në këtë mënyrë lidhjen me grupin “ProCredit”.
Kush është ProCredit Holding AG
ProCredit Holding AG është shoqëria mëmë e grupit ndërkombëtar të bankave ProCredit, e pozicionuar në vendet në tranzicion dhe zhvillim, të cilat kanë veprimtari në tri kontinente të ndryshme. U themelua si Internationale Micro Investitionen AG (IMI) në vitin 1998. Grupi i bankave ProCredit ka si qëllim të sjellë ndryshim duke u siguruar shërbime bankare asaj pjese të popullsisë së cilës bankat e tjera ose nuk i shërben fare (zakonisht për shkak të riskut të kostos), ose i shërben jo në mënyrën e duhur. Kompania Holding në bashkëpunim me Internationale Projekt Consult GmbH (IPC), drejton zhvillimin e institucioneve ProCredit, duke siguruar mbështetje në të gjitha fushat kryesore të operacioneve bankare dhe menaxhimit të burimeve njerëzore. Aktualisht, kompania ka një bazë kapitali prej më shumë se 200 milionë euro. Aksionerët e saj janë një kombinim i mirë investitorësh privatë dhe publikë.
Aksioner Sektor Zyrat Qendrore Aksione
ProCredit Holding Investime Gjermani 80.00%
COMMERZBANK Bank Gjermani 20.00%
Totali i kapitalit 100.00%
Berisha: “Sistemi bankar në Shqipëri, një histori suksesi”
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se "sistemi bankar në Shqipëri është një histori suksesi, që bashkë me sektorin ekonomik në vend, janë më solide se kurrë drejt ritmeve të rritjes progresive". I pranishëm në ceremoninë e përurimit të zyrave të reja të Bankës gjermane “ProCredit Bank”, në zonën e Laprakës, në periferi të Tiranës, që njëherazi përkon dhe me 10-vjetorin e krijimit të kësaj banke në vendin tonë, kryeministri Berisha theksoi se "ky është një investim i rëndësishëm jo vetëm për sistemin bankar shqiptar, por dhe për vendin në tërësi, pasi është investimi më i madh i këtyre 20 viteve të fundit që sistemi bankar bën për veten e tij".
Borchardt: “Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit”
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt, tha dje se "Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian". I pranishëm në ceremoninë e përurimit të zyrave të reja të ProCredit Bank në Tiranë, që përkonte dhe me 10-vjetorin e aktivitetit të kësaj banke, ambasadori Borchardt, theksoi se “ProCredit Bank është aktive që prej 10 vitesh në Tiranë, por ajo ka lindur mbi bazën e një projekti gjerman, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Gjermanisë”. Ai u ndal në përparësitë e Bankës ProCredit, ku ndër të tjera theksoi se, ajo është një bankë gjermane që operon edhe në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm.
Fullani: “Publiku po rrit besimin ndaj sistemit bankar në vend”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi dje se "publiku po rrit besimin ndaj sistemit bankar shqiptar, pas krizës financiare ndërkombëtare". Duke folur gjatë ceremonisë së përurimit të zyrave të reja të ProCredit Bank, në Tiranë, guvernatori tha se, sistemi bankar shqiptar i bëri ballë me sukses një krize globale financiare. Duke iu referuar analizës së fundit të Bankës së Shqipërisë, guvernatori Fullani theksoi se, besimi i publikut ndaj sistemit bankar është totalisht i rikuperuar dhe kjo, nënvizoi ai, shprehet në nivelin e rritjes së depozitave dhe në rritjen e kreditimit në monedhën vendase.
30 Shtator 2009