E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone Albania me tarifa dhe oferta të reja për të gjithë abonentët “Vodafone Card”



Vjeshta tashmë është mes nesh dhe Vodafone Albania ka vendosur ta nisë këtë stinë të re me të tjera oferta fantastike për të gjithë klientët e saj “Vodafone Card”. Pas shumë investimeve të fuqishme në teknologji, produkte dhe shërbime përgjatë muajve të verës, të cilët e kanë rritur edhe më tej cilësinë e shërbimit ndaj klientit, tashmë Vodafone prezanton të tjera surpriza. Vjeshta vjen me listën e re tarifore, përmes të cilës Vodafone Albania ul ndjeshëm tarifat e komunikimit për thirrjet brenda dhe jashtë vendit. Kështu, me programin e ri me parapagese “Vodafone Card” të gjitha thirrjet kundrejt rrjeteve kombëtare janë deri në 25% më të lira, ndërsa thirrjet drejt rrjeteve ndërkombëtare janë ulur deri në 35.34%. Por këto tarifa të reja të aplikueshme prej disa javësh nuk janë e vetmja surprizë e Vodafone Albania për këtë stine. Në fakt, tani komunikimi përmes Vodafone bëhet edhe më i thjeshtë. Oferta e re i mundëson të gjithë klientëve Vodafone që të menaxhojnë shpenzimet e tyre të komunikimit përmes “Paketës Ditore” që kushton vetëm 100 lekë me TVSH dhe me anë të së cilës mund të flasin 12 minuta drejt çdo rrjeti kombëtar. Kjo ofertë është transparente si çdo ofertë tjetër e Vodafone Albania, pa kosto të fshehura. Kostoja për çdo minutë të telefonatës është e njëjtë, pavarësisht nëse është minuta e parë apo e fundit e telefonatës. Kjo ofertë e re fantastike mund të përfitohet shumë thjeshtë, me vetëm një telefonatë në numrin 15116. Vlefshmëria e paketës është deri në orën 23:59 të ditës pasardhëse. Për më tepër, çdo abonent i “Vodafone Card” ka të drejtën e blerjes së një numri të pakufizuar paketash, sapo çdo paketë paraardhëse të jetë konsumuar. Kjo ofertë është tashmë e hapur dhe do të vijojë deri në datë 30 nëntor 2009.
Pra mos humbisni rastin të përfitoni nga ofertat më të fundit të Vodafone Albania duke fituar në kohë dhe në çmim.

30 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›