Operacioni Weekend sekuestron mbi 100 kg kanabis sativa, në pranga 2 kushërinj

Lënda narkotike kishte si destinacion Greqinë
Policia e Fierit ka sekuestruar pasditen e djeshme më shumë se 100 kg lëndë narkotike. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se ka qenë operacioni i koduar Weekend 2 ai që ka vendosur në pranga në orët e vona të pasdites së djeshme dy kushërinj nga fshati Gjorgos i rrethit të Fierit. Të njëjtat burime saktësuan se gjatë këtij operacioni u sekuestruan 112 kilogram bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Droga e kapur në në banesat përkatëse të të dy kushërinjve, ishte e destinuar për shitje. Burime nga komisariati i Fierit bëjnë të ditur se dy shtetasit janë arrestuar pas një pune të mirëorganizuar nga forcat e specializuara.Sipas këtyre burimeve, për më shumë se një muaj dy kushërinjtë Muhamet dhe Ylli Musa janë survejuar nga uniformat blu të komisariatit të Fierit për shkak se dyshoheshin për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Kishin qenë informacione operative të herëpashershme nga banorë të fshatit Gjorgos, ato që e kishin ngritur në lëvizje policinë fierake. E pikërisht këto dyshime kanë bërë që pasditen e djeshme, kushërinjtë Musa të ndalohen pasi në banesa, pasi u është gjetur një sasi prej 112 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Burimet policore kanë bërë të ditur se Ylli dhe Muhamet Musa prej kohësh kishin qenë në vëzhgim, por lëvizjet e ditës së djeshme kanë bërë që dy shtetasit të ndalohen e të kapen me sasinë prej 112 kg. Droga u gjend në disa thasë brenda banesave të dy kushërinjve. Ende nuk dihet saktësisht se cili ishte destinacioni i bimës narkotike, por nga burime të sigurta mësohet se hetimet paraprake tregojnë se droga do të transportohej për në shtetin helen. Ndërkaq, mësohet se dy kushërinjtë Musa janë dënuar edhe më parë për kultivim të një sasie bime narkotike, e cila duke qenë se rezultoi në një sasi fare të vogël, ndikoi edhe në uljen e masës së dënimit të tyre. Aktualisht, të dy kushërinjtë Musa nga fshati Gjorgos i rrethit të Fierit janë shoqëruar nga grupet e gatshme të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe blutë e komisariatit të Fierit dhe ndodhen në ambientet e paraburgimit. Ndërkohë, e gjithë sasia e drogës së sekuestruar mbahet në një nga ambientet e brendshme të këtij komisariati. Policia bëri të ditur se po zhvillohen hetime për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku. Ndërkohë, vlen për tu përmendur fakti që vetëm një ditë pas deklarimit nga prefektura dhe policia e qarkut të Fierit, për një situatë tepër të kënaqshme përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, vjen ky aksion policor, i cili zbulon dhe sekuestron një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Ky është rasti i parë për 5 mujorin e parë të vitit 2009, që flet për kultivim droge në Fier. Sipas or5ganeve kompetente, deri ditën e enjte, shifrat e kultivimit të lëndëve narkotike në Fier ishin zero.