E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni anti-Cannabis, prangoset kryeplaku dhe një kultivues



KRUJË – Policia e Krujës ka arrestuar më në fund kryeplakun e fshatit Mafsheq në Krujë, ku disa ditë më parë u gjet dhe u asgjësua një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike. Burimet policore të Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se në këtë fshat dhe në disa zona të tjera kanë vazhduar operacionet anti-Cannabis, ku ka rënë në pranga edhe një person tjetër, i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. “Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u bë e mundur që në fshatrat Shqezë e Mafsheq të rrethit të Krujës të evidentohen 4 parcela të mbjella me bimë narkotike, të dyshuar si cannabis sativa, nga të cilat, 3 ndodheshin në fshatin Mafsheq dhe 1 në fshatin Shqezë”, - thuhet në njoftimin e policisë. Për këtë arsye, policia ndaloi shtetasit Xhaferr Durmo, si autor i dyshuar për kultivimin e bimës në një nga parcelat e fshatit Mafsheq, si dhe Kadri Karaj, kryeplak i fshatit Shqezë të komunës Cudhi.
Burimet policore bëjnë të ditur se në vijim të operacionit “Ora e Asgjësimit” dje u asgjësuan 613 rrënjë Cannabis Sativa të mbjella në Shqezë dhe rreth 1000 të tjera në Mafsheq. Ndaj shtetasve Xhaferr Durmo dhe Kadri Karaj po vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme procedurale; përkatësisht për veprat penale të “kultivimit të bimëve narkotike” dhe “moskallëzimit të krimit”. Njëkohësisht, po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të kultivimit të bimëve narkotike në 3 parcelat e tjera.
Deri më tani në komunën Cudhi janë evidentuara dhe asgjësuara 2.885 rrënjëve Cannabis Sativa”, - thonë burimet zyrtare të policisë.

Policia asgjëson 272 rrënjë bimë narkotike

VLORË - Policia e Vlorës asgjësoi gjatë një operacioni në dy fshatra të këtij rrethi, 272 rrënjë Cannabis Sativa. Burime nga policia e Vlorës thanë se bimët narkotike u zbuluan të mërkurën në mbrëmje në fshatrat Penkovë dhe Mesaplik, respektivisht 20 km dhe 50 km larg qytetit. Sipas Lelit, kanabisi, me lartësi 1.5 deri në 2.2 metra, ishte kultivuar në parcela të çelura rishtas për këtë qëllim, në terrene të vështira dhe pranë përrenjve, që rezultojnë të jenë pa pronarë të ligjshëm.

18 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›